Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Gjirokastra është një makth, mos shkoni atje”, reportazhi denigrues i “The Indipendent” ndaj Shqipërisë

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Gjirokastra është një makth, mos shkoni atje”, reportazhi denigrues i “The Indipendent” ndaj Shqipërisë

Mos shkoni në Gjirokastër. Gjithsesi, kurrë më parë nuk keni dëgjuar për të, dhe për më tepër, kush do të donte të hiqte dorë nga ato pak javë të shumëpritura të pushimit vjetor, për t’i çuar dëm në një qytet malor në Shqipëri?

Së pari, është e pamundur të mbërrish bash në destinacion- e vetmja linjë fluturimi britanike “nonstop” drejt Shqipërisë, të çon në Tiranë, prej nga ku Gjirokastra është më e pakta 4 orë larg (nëse përdor automjetin) dhe në rastin më të keq, nëse përdorni sistemin e transportit publik, të pisët e të pasigurt, rrugëtimi juaj mund të zgjasë deri në 12 orë, për të mos shtuar edhe ndërlikimin e rrugëve zor të kalueshme.

Natyrisht, nëse do të shikonit se ku pozicionohet Gjirokastra, një pëllëmbë prapa qytetit bregdetar të Sarandës në bregun jugor të Shqipërisë, atëherë mund të kuptoni që është aq pranë Korfuzit nga ku mund të shihni ishujt e Greqisë. Dhe mandej mund të zbuloni se në fakt ka një traget të lirë që mund të merrni nga Korfuzi në Sarandë, që niset tri herë në ditë dhe që mund t’ju çojë në vendsynim për vetëm 30 minuta- por, kjo tingëllon shumë e potershme dhe e rrëmujshme për një palë pushime.

Përfundimisht, mos shkoni në Gjirokastër. Askush nuk flet anglisht, si fillim. Me gjasë do të duhet të kaloni disa orë ulur në plazh me një vakt 10 herë më të lirë se ai që keni konsumuar në Korfuz atë mëngjes, ose duke ngrënë përbri të njëjtët det (Jon) kristal të pastër para se të mund të zbuloni se si të mbërrini në destinacionin tuaj të ardhshëm.

Dhe pastaj do të duhet të bësh plot ecejake përgjatë rrugës, derisa të gjesh një minibus, shoferi i të cilit pajtohet me ju “ad-hoc” për çmimin dhe destinacionin. Në vend të autobuzit të bollshëm ose të “National Express”, që paraqitet në një ekran digjital, atje nuk ka bileta elektronike ose bileta çfarëdo të disponueshme. Ju duhet të bini në ujdi për çmimin e udhëtimit, që nuk është standart, para se të ngjesheni pranë ndonjë familjeje lokale, derisa minibusi të lërë Sarandën dhe disa prej peisazheve më të pabesueshme që ju kanë zënë sytë. Dhe, kush e dëshiron këtë?

Gjirokastra është një makth. Ju ecni nëpër malet dhe luginat, duke vërejtur çdo disa kilometra një nga 173,000 bunkerët, ndërtimin e të cilëve e urdhëroi diktatori Enver Hoxha, në rast lufte gjatë viteve ‘70 dhe ‘80 (ka 5.7 për çdo kilometër katror). Pastaj automjeti merr drejt fundit të kodrës së madhe, që shpie deri në qytetin malor.

Në rregull, ju do të shkelni qytetin e vjetër, i cili është teknikisht një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me rrugë me kalldrëm dhe arkitekturë otomane të mirëmbajtur, por që “të vret pas shpine”. Ndërsa zgjidhni fruta të freskëta nga pemët e fikut që mbizotërojnë në kopshtet e harlisura dhe shijoni një darkë prej 5 eurosh në karriget e vendosura në pragjet përgjatë rrugëve dredha-dredha, pa dyshim do të mendoni: pse gjithçka është tatëpjetë këtu?

Sigurisht, hotelet janë të lira dhe të bukura, dhe ofrojnë në menu mëngjese të shumëfishtë që i bën për ju gjyshja e dikujt, por atje nuk ka asnjë etiketë për të shpjeguar varietetet e ëmbëlsirave, produktet shtëpiake apo erëzat e zonës.

Në rregull, ka një kështjellë të ruajtur mirë në majë, sapo të kesh ecur nëpër tunele guri të pafundme, do të hasni një avion të rrëzuar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe askujt nuk i bëhet vonë nëse nga kureshtja depërtoni në brendësi të tij. Argjendi i ndezur i diellit ngjyros një copë bari, bishti i aeroplanit me yllin e famshëm të zi shtrihet në disa shkurre, por nëse ngrini kokën do të përballeni me pamjen e qytetit të vjetër të Gjirokastrës, ngritjet e larta në fund të kodrës kryesore, luginën e rrallë dhe malet përtej. Megjithatë, bën shumë vapë po të ekspozohesh në majë të kodrës dhe gjezdisja rreth një avioni luftarak të SHBA-së, mund të faturohet me cënimin e sigurisë suaj. Llogarisni këtu që nuk keni askënd përreth -po sikur të donit ca gllënjka pijeje freskuese?

Në Gjirokastër ka pak gjasa të ketë jetë nate. Vendi ku përfundojnë mbrëmjeve shumica e turistëve dhe vendasve është veranda e bashkangjitur me “Hotel Kodra”, që gjarpëron nëpër Qytetin e Vjetër dhe ofron një pamje perfekte të perëndimit të diellit përgjatë male. Një pamje frymëmarrëse, por atje nuk gjendet as një barist. Dua të them, ju lutem…

Ndërsa ktheheni në hotelin tuaj nëpërmjet gjelbërimit dhe rrugëve të gurit, duke humbur rrugën herë pas here, sepse çatia e një ndërtese papritmas bëhet shteg kur ktheheni në qoshe, ndiheni fatlum që do t’ia mbathni të nesërmen. Imagjinoni sa do habiteni kur një nga anëtarët e stafit shërbyes në hotelin tuaj, ofron t’ju shoqërojë për një orë e gjysmë në destinacionin tuaj të ardhshëm- vetëm për shkak se jeni një mysafir dhe sepse, në të vërtetë, është rruga që i duhet të përshkojë drejt supermarketit, jep ose merr 45 minuta.

Ai ju jep fjalën t’ju ndalojë në “Syrin e Kaltër”, përkufizim i një pranvere natyrore të fshehur në një pyll me pemë lisi, ku ujërat janë aq të shndritshëm, sa nuk duken të vërtetë. Druaj të keni parë ndonjë fenomen më të çuditshëm dhe më të bukur natyror.

Por, uji është brisk i ftohtë dhe askush nuk e ka të qartë burimin e “syrit” dhe vendmbërritjen e ujërave. Ndaj, kush do të dëshironte të kishte të bënte me atë lloj pasigurie? Do bënit më mirë po të qendronit në shtëpi.

 

 

 

Tags: gjirokastrashqiperiaThe Indipendent

TË LIDHURA

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

22:47 | 06/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”
Aktualitet

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat
Aktualitet

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

20:18 | 06/09/2025
Next Post
Eva Murati flet rreth ‘ndarjes’ me Genarin, djalin e Jozefina Topallit

Eva Murati flet rreth ‘ndarjes’ me Genarin, djalin e Jozefina Topallit

Çuditë e verës/ Fatura në jug merr dhenë në rrjete sociale, 25 mijë lekë fileto

Çuditë e verës/ Fatura në jug merr dhenë në rrjete sociale, 25 mijë lekë fileto

Nesër s’ka plazh, priten reshje shiu

Nesër s’ka plazh, priten reshje shiu

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

by mirseda
22:47 | 06/09/2025
0

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve,...

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

22:22 | 06/09/2025
Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

22:09 | 06/09/2025
Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

21:51 | 06/09/2025
Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

21:43 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com