Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Gjetja e punonjësve, vetëm 15% e bizneseve i besojnë zyrave të shtetit

3 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gjetja e punonjësve, vetëm 15% e bizneseve i besojnë zyrave të shtetit

Kompanitë preferojnë që punonjësit t’i rekrutojnë përmes agjencive private apo universiteteve me njohjet e tyre. Zyrat e punësimit janë më pak të besuara në këtë aspekt, ku sipas një ankete të Sekretariatit të Këshillit të Investimeve, vetëm 15 për qind e bizneseve përdorin këtë alternativë.

“Agjencitë private dhe universitetet (shkollat publike/private/profesionale) perceptohen si kanalet më të përdorura në gjetjen e fuqisë punëtore (edhe pse vetëm rreth një e pesta e kompanive të anketuara), ndërsa zyrat e punësimit janë më pak të përdorura (vetëm nga 15% e kompanive).

Ndërkohë, 30% e kompanive (70% prej të cilave sipërmarrës meshkuj) që i janë përgjigjur pyetësorit, deklarojnë se asnjëherë nuk kanë menduar të adresojnë nevojën e tyre për punëtorë me institucione që punojnë në këtë drejtim”, thuhet në dokument.

I njëjti nënvizon se ndërsa efektiviteti i përgjithshëm i kanaleve të përdorura nga kompanitë për identifikimin e fuqisë punëtore mbetet përgjithësisht mjaft i ulët, bashkëpunimi/kanali më pozitiv në gjetjen e punonjësve shënohet me universitetet (kryesisht përmes kontakteve individuale me profesorët) dhe agjencitë private të punësimit.

“Bazuar në konsultimet e zhvilluara me kompanitë, zyrat e punësimit nuk konsideroheshin nga kompanitë si kanale efektive për kërkimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, për shkak të reputacionit të tyre se kanë të bëjnë vetëm me persona të margjinalizuar dhe me aftësi të ulëta dhe që nuk kanë akses tek punëkërkuesit e kualifikuar që kompanitë kërkojnë. Edhe në këndvështrimin gjinor, sjellja është e njëjtë”, raporton Sekretariati.

Kompanitë angazhohen për të trajnuar punonjësit e tyre, për nevojat dhe pozicionet specifike që kanë. Nga të dhënat e sondazhit të Sekretariatit të Këshillit të Investimeve, rezulton se në përgjithësi kompanitë përdorin burimet e tyre të brendshme për të trajnuar punonjësit e tyre pa marrë parasysh ofrimin e trajnimeve profesionale duke përdorur kontraktimin e jashtëm.

“Konsultimet konfirmuan gjithashtu se kompanitë trajnojnë stafin e tyre duke përdorur punonjësit e tyre më të vjetër si trajnerë dhe/ose bëjnë riorganizim dhe/ose zëvendësim të stafit. Kompanitë konsultohen me ekspertë në lidhje me trajnimin që kanë nevojë për këshilla, por ata e zgjidhin problemin e trajnimit brenda kompanisë së tyre. Ndërsa, në rast të përdorimit të burimeve të jashtme për trajnimin e stafit të tyre, ato përgjithësisht i referohen universiteteve dhe agjencive private të punësimit”, nënvizon dokumenti. /Monitor

Tags: punonjëszyra e punes

TË LIDHURA

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Politikë

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

22:27 | 06/11/2025
Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt
Politikë

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

22:25 | 06/11/2025
Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro
Politikë

Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

22:24 | 06/11/2025
Next Post
Xhaka shpallet lojtari i ndeshjes nga FIFA dhe feston duke iu kujtuar serbëve Adem Jasharin

Xhaka shpallet lojtari i ndeshjes nga FIFA dhe feston duke iu kujtuar serbëve Adem Jasharin

Trajneri i Serbisë shpërthen me sharje: Ju q****a mamatë shqiptare

Trajneri i Serbisë shpërthen me sharje: Ju q****a mamatë shqiptare

Shqiponjat fluturojnë edhe në Katar, reagon Taulant Xhaka: Krenar!

Shqiponjat fluturojnë edhe në Katar, reagon Taulant Xhaka: Krenar!







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Politikë

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

by mirseda
22:27 | 06/11/2025
0

Parlamenti ka miratuar me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në seancën...

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

22:25 | 06/11/2025
Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

22:24 | 06/11/2025
Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

21:37 | 06/11/2025
Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

21:30 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com