Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Gjermania simbol lirie, barazie e solidariteti

8 vjet ago
in Të Gjitha
Gjermania simbol lirie, barazie e solidariteti

Një izrealite, prindërit e së cilës kishin mbijetuar Holokaustin, ka një marrëdhënie komplekse më Gjermaninë. Por nga sinonim i ferrit, sot ky vend është vend i ëndërruar për shumë vetë thotë shkrimtarja, Lizzie Doron.

“Pra Merkel do të rizgjidhet sërish?” më pyet një mik, librar në Tel Aviv, kur pijmë bashkë kafe në lokalin në cepin e rrugës, ku ndodhet libraria e tij. „Po si mendon ti?”, dëshiron të dijë ai. „Po për refugjatët, çfarë mendon ti për ta?” Unë dridhem: Refugjatët janë një temë që më prek shpirtin. “Po qe se do të ishe gjermane për kë do të votojë ti?”, këmbëngul ai. “Por nuk jam gjermane”, i them unë.

Gjermania e fëmijërisë sime

Gjermania dhe unë kemi një marrëdhënie komplekse me njëra-tjetrën. Në vitet 50-të, lindur si fëmijë i të mbijetuarve të Holokaustit në Izrael, Gjermania ka qenë gjithmonë prezente në jetën time. Njerëzit rrëfenin se kishin dalë nga ferri. Dhe ky ferr ishte Gjermania. Çdo produkt me markën “Made in Germany” hidhej në plehëra në shtëpinë tonë. Edhe tek miqtë e mi në shtëpi ishte kështu. Gjermanishtja ishte gjuhë e ndaluar dhe të udhëtojë ne Gjermani qëndronte shumë lart në renditjen e tabuve. Megjithatë fëmijëria ime u shoqërua edhe nga pëshpëritjet e nënës sime. Sekreti i sekreteve – “Gjermania njeh edhe kohë të tjera”. “Gjermania është djep kulture”, “Jo të gjithë gjermanët janë të këqinj”, “Gjermania është një vend, ku unë doja të jetoja”.

Me këto ajo ia dilte të më hutonte dhe të nervozonte. “Por unë e kam vendin tim”, i përgjigjesha e zemëruar. „Dy janë më mirë, dhe ti ke nevojë për dy vendlindje“, ishte përgjigjja e saj.

Vitet 90-të

Nëna ime nuk jeton më. Shumë nga ata, me të cilët u rrita, po ashtu kanë ndërruar jetë. Nga përjetimet e fëmijërisë sime është krijuar një seri librash. Kur u publikua libri im i parë, ishte një botues gjerman që vendosi ta përkthente.

Me këtë u thye tabuja. Udhëtova drejt Gjermanisë.

Mbërrita me frikë dhe shqetësim. Hap pas hapi e e me kujdes ndërtova marrëdhëniet me shumë gjermanë të gjeneratës së dytë dhe të tretë, të copëtuar nga trauma, të ngarkuar nga ndjenja e fajit dhe vetëreflektimi. Me çdo libër të ri rrëzoheshin muret e frikës.

Një proces i ngadaltë dhe i dhimbshëm i shndërrimit filloi të zhvillohej. Erdhi një moment që edhe unë isha gati të dëgjoja historitë e të tjerëve. Më vonë takova palestinezë. Marrëdhëniet që zhvillova me ta, më dhanë lëndë për librat e mi të fundit. Për habinë time, botuesit izraelitë i refuzuan këta libra. Më në fund ata u botuan në Gjermani.

Nga kjo kohë jetoj në dy botë – Izrael dhe Gjermani. Kam mësuar të jetoj me problemet që dalin, kur menaxhoj jetën në një gjuhë që nuk e flas rrjedhshëm.

Kur hedh vështrimin tek marrëdhëniet e komplikuara mes gjermanëve dhe të huajve, zhvillimeve ekonomike dhe trazirave sociale, atëherë më përfshin një ndjenjë jo e mirë. E në ditët kur neonazistët protestojnë, zbuloj frikën që fshihet thellë brenda meje.

“Nuk besoj se do jetoj dot këtu”,i them vetes.

Zgjedhjet 2017

“Shpresoj që të djathtët të mos vijnë në pushtet”, i them mikut tim. “Po si është puna me të majtët. Edhe ekstremistët e majtë sjellin kaos”, thotë ai i pasigurtë.

Dikur ia dalim të kthehemi sërish tek tema „zgjedhje”. Si të donte të qetësonte gjendjen, miku im shton, se “momentalisht ata janë ende grupime periferike në Gjermani.”

Pas kësaj ne heshtim për disa minuta.

Gjermania ime sot

Kohët e fundit është rritur rrethi i miqve të mi në Gjermani. Jam e lumtur me miq të rinj, ndër ta edhe një artist sirian, një autor nga Iraku, një dramaturg iranian, një kuzhinier grek. Ditë për ditë takon njerëz e dëgjoj histori, që mund t’i dëgjoja vetëm këtu. Më bie ndërmend im bir që erdhi në Gjermani si artist dhe ka gjetur veten këtu. Vajza ime që jeton me partneren e saj në Izrael, më tha se do të martohet në Gjermani, sepse kjo është e lejuar këtu, shkruan DW.

„Pra katër herë Merkel, njëra-pas tjetrës?”, më pyet miku im.

“Privilegji i miqve është, që të mos bëjnë shumë zhurmë për këtë”, i përgjigjem unë.

„Sot duhet të vrasim mendjen për Amerikën, Britaninë e Madhe, Hungarinë, Poloninë, dhe Izraelin (na ruaj zot). Lista vazhdon me Turqinë, Rusinë, Korenë e Veriut, Sirinë…”

„Nga vendi yt, Gjermania fryn një erë e tolerancës, që e bën këtë vend një vend për t’u ëndërruar.”

Ai buzëqesh.

„Duket sikur dëshira jote është plotësuar. Në fund të fundit, ti edhe unë, njohim njerëz që jetojnë vetëm në flluskën tonë, si ne.”

„Era e ideologjisë përreth nesh po bie. Mjaft me kapitalizmin, komunizmin, nacionalizmin, racizmin e fenë. Njerëzit vijnë nga shumë vende dhe për arsye të ndryshme në Gjermani. Ata duan barazi, liri, mbrojtje dhe solidaritet. Ky vend i ëndërruar mund të jetë fillesa për të thyer muret.”

E pashë vështrimin e tij skeptik.

“Por ti e ke prishur ndërkohë një mur këtu”, e kujtova unë. E ndërpremë bisedën, në librari hynë klientë.

“Po kë do të votoje ti?” nuk harron të pyesë sërish ai.

“Para së gjithash Gjermaninë”, i them unë.

Fjala e nënës

“Ke nevojë për dy vendlindje”, dëgjoja zërin e nënës, kur u largova nga libraria. Papritur m’u bë e qartë, se ishte nëna ime ajo që më solli në kontakt për herë të parë me një narrativ të ri, që prishi muret.

“Po”, i thashë.

Me këtë kisha ndjesinë se ajo ishte e kënaqur me mua. Madje besoj se edhe ka buzëqeshur.

* Shkrimtarja izraelite Lizzie Doron lindi në Tel Aviv në vitin 1953. Ajo ka shkruar disa libra dhe ka fituar disa çmime ndërkombëtare për veprat e saj. Librat e parë që janë botuar në Gjermani janë: “Who thë fuck is Kafka” (2014) dhe “Okupim i ëmbël” (2017), të dy botuar në shtëpinë botuese, DTV.

Tags: GjermaniahebrenjtëHolokaustiIzraeliLizzie DoronneonazistëtpopulizmiRefugjatëtshkrimtarezgjedhjet 2017

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
VIDEO/ Plehrat digjen në mes të ditës në Vlorë, Bashkia nuk e vë “ujin në zjarr”

VIDEO/ Plehrat digjen në mes të ditës në Vlorë, Bashkia nuk e vë “ujin në zjarr”

Itali, 5 të vdekur dhe 3 të zhdukur nga stuhia

Itali, 5 të vdekur dhe 3 të zhdukur nga stuhia

Sergio Aguero thyen rekordin, shënon 124 gola në Premier League

Sergio Aguero thyen rekordin, shënon 124 gola në Premier League

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com