Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjermania përgatitet për refugjatë nga Ukraina

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Gjermania përgatitet për refugjatë nga Ukraina

Pas sulmit rus ndaj Ukrainës shumë njerëz kanë filluar të largohen nga territori i luftës. Qeveria gjermane po përgatitet për të ndihmuar fillimisht vendet fqinjë me Ukrainën, ku mbërrijnë refugjatët. Ukraina është vetëm dy orë fluturimi larg Gjermanisë, rreth 1300 km. Shumë njerëz kanë filluar të largohen të dëshpëruar dhe të frikësuar për ekzistencën dhe jetën e tyre. Çfarë ndodh nëse Rusia e merr të tërë Ukrainën, sikurse duket nga të gjitha veprimet e deritanishme? Ekspertët qysh tani mendojnë, se qindra mijëra njerëz e ndoshta miliona mund të arratisen prej zonave të luftës. Organizata e OKB-së për Refugjatët, UNHCR të premten (25.02) përllogariti, që qysh tani brenda Ukrainës rreth 100.000 vetë janë duke u larguar.

Faeser: “Jemi duke i parashikuar të gjitha zhvillimet e mundshme”

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser qysh në fillim të javës të hënën në Vjenë tha, se “jemi të vëmendshëm dhe të përgatitur për të gjitha zhvillimet e mundshme.” E më tej: “Ne po përgatitemi, që të mbështesim vendet fqinje. Ky është hapi i parë.”

Të enjten (24.02), ditën e parë të sulmit ndaj Ukrainës, ajo shtoi: “Aktualisht ne ende nuk shohim lëvizje të madhe refugjatësh në vendet fqinjë të Ukrainës apo drejt Gjermanisë. Vendet e prekura, në radhë të parë fqinjin tonë Poloninë do t’i mbështesim masivisht, nëse do të ketë valë refugjatësh.”

Por vetëm kaq nuk do të jetë e mjaftueshme, shpjegon eksperti i migracionit  Gerald Knaus në bisedë me DW dhe tërheq vëmendjen, se ukrainasit qysh tani mund të udhëtojnë lirshëm me të drejtë qendrimi tre mujor në vendet e BE-së: “Ajo që mund të ndodhë me siguri është, që lëvizjet e refugjatëve të kthehen në problem për vendet fqinjë të Ukrainës, sepse ukrainasit gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza në BE. Pra ata mund të vijnë në BE pa qenë nevoja të aplikojnë për azilim. Ata mund të udhëtojnë legalisht në secilin vend të BE-së.”

Në Ukrainë jetojnë 41 milionë njerëz. Sipas vlerësimeve të OKB-së, që ka përvojë nga aneksimi rus i Krimesë më 2014, ekspertët parashikojnë që shumica e refugjatëve fillimisht do të gjejnë mbrojtje në perëndim të Ukrainës. Më pas ata do të tentojnë drejt fqinjëve të drejtpërdrejtë, kryesisht në Poloni.

Qysh tani në Poloni jetojnë rreth një milionë ukrainas e po ashtu ka shumë lidhje familjare, Gjermania i ka garantuar tani ndihma humanitare Polonisë. Por edhe vendet si Moldavia, Rumania dhe Republika Sllovake mund të përballen me valë refugjatësh.

Pro Asyl: “Nuk duhet të mbyllen kufijtë”

Në Gjermani organizata për refugjatët  “Pro Asyl”,  bëri thirrje që shtetet lindore të BE-së të mos i mbyllin kufijtë ndaj refugjatëve ukrainas: “Kjo duhet të vlejë edhe për mijëra refugjatët tranzit, që ndodhen në Ukrainë prej konflikteve të tjera. Ndër ta ka njerëz nga Siria, Afganistani, Çeçenia e Somalia”, thuhet në një deklaratë shtypi të kësaj organizate.

130.000 njerëz me origjinë ukrainase jetojnë në Gjermani

Karl Kopp nga Pro Asyl i tha DW-së, se: “Edhe në Gjermani duhet të llogarisim me shumë opsione, sepse ndodhemi para një situate krejt të re. Mund të vijnë disa mijëra, por edhe miliona njerëz.” 130.000 ukrainasit që jetojnë në Gjermani do të përpiqen të sjellin edhe njerëzit e tyre nga Ukraina. Disa nga landet federale janë duke u përgatitur për garantimin e ndihmave të shpejta dhe pa burokraci dhe krijimin e infrastrukturave të akomodimit. /DW

Tags: GjermaniaNancy FaeserRefugjateUkraina

TË LIDHURA

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës
Bota

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Bota

SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

19:46 | 07/02/2026
Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik
Bota

Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik

19:38 | 07/02/2026
Next Post
Ish-presidenti rus i pashqetësuar: Sanksionet kundër nesh s’ndryshojnë asgjë

Ish-presidenti rus i pashqetësuar: Sanksionet kundër nesh s’ndryshojnë asgjë

Çfarë po ndodh në Ukrainë? Forcat ruse fokusohen në qytetet kryesore

Çfarë po ndodh në Ukrainë? Forcat ruse fokusohen në qytetet kryesore

Komediani që u bë president i Ukrainës, si 44-vjeçari mori pushtetin (FOTO)

Komediani që u bë president i Ukrainës, si 44-vjeçari mori pushtetin (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

EMRI/ Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës
Aktualitet

EMRI/ Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës

by mirseda
10:50 | 09/02/2026
0

Detaje të reja në lidhje me dhunimin e avokatit Kujtim Cakrani, i cili përfaqëson edhe ish-presidentin Ilir...

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:43 | 09/02/2026
Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

10:35 | 09/02/2026
Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

10:24 | 09/02/2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

10:14 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com