Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjermania nis eksperimentin, iu jep qytetarëve 1200 euro pa bërë asgjë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Gjermania nis eksperimentin, iu jep qytetarëve 1200 euro pa bërë asgjë

Për një periudhë tre vjeçare një grup i përzgjedhur qytetarësh në Gjermani do të paguhen çdo muaj 1200 euro pa bërë asgjë.

Deutsche Welle raportoi nisjen e një eksperimenti mbi të ardhurat bazike ku përfituesit e shumës do të duhet të plotësojnë vetëm disa formularë raportimi me pyetje.

“Interesi për të marrë pjesë në eksperiment ka qenë i lartë. Brenda një jave më shumë se 1.5 milionë vullnetarë janë regjistruar dhe kanë shprehur interesin e tyre për të marrë pjesë në këtë studim të madh mbi të ardhurat bazike të pakushtëzuara. Organizatorët po shohin për një total prej 1500 pjesëmarrësisht prej të cilëve 120 do të marrin 1200 euro çdo muaj për një periudhë tre vjeçare”, raportoi DW.

Paratë e këtij eksperiementi vijnë nga një grup donatorësh, të paktën 150 mijë të tillë dhe është i çliruar nga taksat.

Në fund të projektit çdo pjesëmarrës do të marrë 43 mijë euro që çon në total koston e projektit 5.6 milionë euro. E gjithë kjo është nisur nga një projekt bamirësie në Berlin.

Zyrtarët nga bamirësia Mein Grundeinkommen (Të ardhurat e mia bazike) janë të bindur se një e ardhur e pakushtëzuar për të gjithë qytetarët do të zgjidhte shumë probleme aktuale.

Supozimi është se njerëzit bëhen më kreativë dhe bëhen më të lirë dhe më të lumtur nëse nuk përballen vazhdimisht me presionin për të fituar para të mjaftueshme për t’ja dalë.

Nëse është kështu në realitet do të hulumtohet shkencërisht gjatë projektit.

“Ne do të analizojmë atë që njerëzit bëjnë gjatë një periudhe kur ju garantohet siguria materiale,” tha shefi i projektit Jürgen Schupp nga Instituti gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW).

Ndër pyetjet që do të marrin përgjigje janë: A do të shpenzojnë personat e eksperimentit të gjitha paratë apo do të kursejnë një shumë të caktuar? A do të ndalojnë së punuari apo të punojnë më pak? Po ashtu, a do të dhurojnë para për të tjerët?

Eksperimenti do t’i japë ekipit të tij të gjitha përgjigjet që i duhen, thotë Schupp. Edhe ndryshimet në nivelet e stresit të njerëzve mund të identifikohen me ndihmën e mostrave të flokëve, argumenton ai. /Burimi: Monitor

Tags: eksperimentgjermaniQytetare

TË LIDHURA

Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi
Bota

Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi

13:36 | 28/06/2025
Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur
Bota

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

13:33 | 28/06/2025
Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh
Bota

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:31 | 28/06/2025
Next Post
Gjendet i pajetë 91-vjeçari në Vlorë, dyshohet se është vrarë

Gjendet i pajetë 91-vjeçari në Vlorë, dyshohet se është vrarë

Zbulohet oferta e City për Messi-n

Zbulohet oferta e City për Messi-n

“Greqia do të shtyjë kufirin detar në Detin Jon”

“Greqia do të shtyjë kufirin detar në Detin Jon”

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi
Bota

Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi

by mirseda
13:36 | 28/06/2025
0

Irani po zhvendos pjesë të industrisë së tij ushtarake, përfshirë prodhimin e raketave balistike dhe dronëve, në...

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

13:33 | 28/06/2025
Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:31 | 28/06/2025
Abuzimi me tenderët e UBT/ SPAK mbyll hetimet, merren të pandehur 28 pedagogë

Abuzimi me tenderët e UBT/ SPAK mbyll hetimet, merren të pandehur 28 pedagogë

13:29 | 28/06/2025
Forumi Global, Balluku në Stamboll: Shqipëria në nivel të ri me projektet ambicioze të porteve

Forumi Global, Balluku në Stamboll: Shqipëria në nivel të ri me projektet ambicioze të porteve

13:26 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com