Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjermania ndihmon Kosovën me 72 milionë euro

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Gjermania ndihmon Kosovën me 72 milionë euro

Ndihma gjermane prej 72.1 milionë eurosh për Kosovën do të fokusohet në mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, procesin e reformave të integrimit evropian, investime në energji e efiçiencë energjitike.

72.1 milionë euro është ndihma e radhës e Gjermanisë për Kosovën. Kjo shumë do të vihet në funksion gjatë dy viteve të ardhshme dhe ndihma gjermane do të fokusohet në “mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, procesin e reformave të integrimit evropian, dhe në investime në energji e efiçiencë të energjisë”. Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe ambasadës gjermane në Prishtinë, pas përfundimit të negociatave ndërmjet dy qeverive për ndihmë financiare për Kosovën. Nga shuma e përmendur prej 72.1 milionë eurosh, bëhet e ditur se 12.2 milionë janë për asistencë teknike dhe 59.9 milionë për asistencë financiare.

Rohde: Gjermania investitori i huaj më i madh

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde, thotë se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave. “Gjermania është donatori më i madh bilateral dhe investitori i huaj më i madh në Kosovë. Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave që e bëjnë atë të përshtatshme për një të ardhme në Bashkimin Evropian. Do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë, ku fokusohemi në mbështetjen e arsimit profesional dhe zhvillimit të bizneseve. Gjermania po ashtu do të vazhdojë me investime domethënëse në infrastrukturën publike në Kosovë, duke u fokusuar në energji, kanalizim, dhe trajtimin e mbeturinave”, citohet ambasadori Rohde.

Për një bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe shtetit të Gjermanisë shprehet edhe ministrja e Financave Hykmete Bajrami. Bashkëpunimi 22 vjeçar ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë është “bashkëpunim zhvillimor në drejtim të transformimit të ekonomisë dhe ndërtim të institucioneve në linjë me kërkesat e Bashkimit Evropian”.

“Mbështetja e Qeverisë Gjermane përmes projekteve kyçe infrastrukturore ka ndikim tejet të madh në përmirësimin e kualitetit të jetës për qytetarët e vendit tonë, dhe në emër të Qeverisë zotohem që do të vazhdojmë t’i trajtojmë të gjitha me prioritet dhe t’i përmbahemi obligimeve që rrjedhin nga ato projekte”, citohet ministrja Bajrami.

Gjatë dy viteve të ardhshme bashkëpunimi zhvillimor me Gjermaninë do të fokusohet në fushat në vijim: Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, mbështetje për arsimin profesional të orientuar kah tregu i punës dhe aktivitetet për zhvillimin e sektorit privat, siç është përmes Parkut Inovativ-Trajnues Kosovaro-Gjerman në Prizren. Më tej do të jepet mbështetje për procesin e reformave të integrimit evropian dhe kontribut drejt përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e Kosovës, përfshirë projektin për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave të ngurta në përputhje me standardet evropiane. Aty modernizimi i sektorit të energjisë, ku investimet gjermane do të përmirësojnë efiçiencën e energjisë dhe të rrisin pjesën e burimeve të ripërtërishme, kryesisht përmes energjisë solare. Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, qeveria Gjermane ka investuar më shumë se 660 milionë euro në Kosovë./DW/

Tags: 72 milion eurogjermanikosove

TË LIDHURA

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

22:46 | 25/02/2026
Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn
Bota

Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn

20:12 | 25/02/2026
“Besimi nuk transmetohet me AI”, Papa thirrje priftërinjve: Mos shkruani predikimet me ChatGPT!
Bota

“Besimi nuk transmetohet me AI”, Papa thirrje priftërinjve: Mos shkruani predikimet me ChatGPT!

20:11 | 25/02/2026
Next Post
Zv/ kryetari i Bashkisë së Elbasanit pëson goditje celebrale, rëndë në spital

Pësoi goditje celebrale, zv. kryetari i Bashkisë së Elbasanit në koma

Rama takim me shefin e Pfizer: Brenda muajve janar-shkurt të nisim vaksinimin

Rama takim me shefin e Pfizer: Brenda muajve janar-shkurt të nisim vaksinimin

“Jep dorëheqjen”/ Protestë për vrasjen e Rashës para Ministrisë së Brendshme

“Jep dorëheqjen''/ Protestë për vrasjen e Rashës para Ministrisë së Brendshme







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

by mirseda
22:46 | 25/02/2026
0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, deklaroi sot se më shumë se 1,780 qytetarë afrikanë po...

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

22:30 | 25/02/2026
Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

22:17 | 25/02/2026
Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

21:56 | 25/02/2026
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

21:29 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com