E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

“Jep dorëheqjen”/ Protestë për vrasjen e Rashës para Ministrisë së Brendshme

Ka nisur protesta e paralajmëruar për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efekt policie.

Protesta po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme ku një grumbull i madh personash po tubohen me pankarta dhe thirrje kundër ministrit Sandër Lleshaj dhe Kryeministrit Rama.

Ata kërkojnë të japë dorëheqjen Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, si dhe zbardhjen e së vërtetës.

“Jep dorëheqjen, turp, poshtë komunizmi” – thërrasin ata. Po ashtu, protestuesit kanë ndezur qirinj te shkallët e ministrisë në nderim të Klodianit.

Të tjerë shprehen se kanë frikë edhe për jetën e tyre dhe kërkojnë drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit.

Klodian Rasha, 25-vjeç është ekzekutuar me dy plumba këtë të martë, 8 dhjetor, nga një efektiv policie. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet, pasi i riu kishte dalë orët e para të mëngjesit jashtë banesës së tij, duke thyer orën policore.

Policia shprehet se Rasha ka kërcënuar efektivin e policisë, ndaj ai ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe në errësirë. Por, ndryshe thonë familjarët dhe fqinjët të cilët shprehen se rruga është me ndriçim dhe i riu nuk mbante asnjëherë armë me vete.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...