Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Gjermania e përjashtoi, Anglia i ofron pasaportën; Ja si reagon Sane

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Gjermania e përjashtoi, Anglia i ofron pasaportën; Ja si reagon Sane

Botërori po afron dhe është kthyer në krye argumentin e ditës në botën sportive. Ka një ngjarje që po komentohet më shumë se të gjitha në Europë. Bëhet fjalë për mospërfshirjen në kombëtaren gjermane të Leroy Sane. Edhe pse është shpallur futbollisti i ri më i mirë në ligën e parë angleze, ai nuk është i përzgjedhuri i Joachim Loew në 23-shen gjermane.Pak ditë më parë, Sane ishte ndër të përzgjedhurit për të takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel. Por vendimi i përjashtimit të tij ka befasuar shumëkënd, sidomos në Angli. Disa ekspertë thonë se kjo tregon se sa shumë yje ka përfaqësuesja gjermane, sa i lejon vetes që të përjashtojë një futbollist të kalibrit të Sane.

Të tjerë komentues thonë se do ishte mirë që Sane të merrte nënshtetësinë angleze. Por gjermanët janë gjermanë dhe nuk janë shumë emocionalë. Për ta, përjashtimi i Sane ka qenë një vendim i qartë i Joachim Low. Lojtari nuk ka dhënë thuajse asgjë me kombëtaren, edhe pse shkëlqen me ekipin e tij, Manchester City në Angli.Pas ndeshjes me Brazilin, Toni Kroos e shigjetoi ashpër për rolin e tij në fushë, por nuk ia përmendi emrin. Disa media shkruajnë se Sane u përjashtua nga klanet e krijuara në kombëtare, por “Bild” shkruan atë që tashmë dihet: Në Gjermani ka rëndësi ekipi dhe jo aq shumë individualitetet.

Natyra luteriane e gjermanëve është e rreptë, aq sa thuhet se një tatuazh i bërë nga Sane mund të ketë acaruar drejtuesit e Mannschaft-it. Sane bëri tatuazh veten e tij në kurriz, diçka që u prit me të qeshura në Angli, por me habi në Gjermani. Jo vetëm kaq, por kur u thirr për t’u grumbulluar me kombëtaren që do luante në Kupën e Konfederatave, Sane nuk pranoi duke thënë se do bënte operacion hundën. Këtu gjermanët nuk të falin.Ndërkohë edhe Sane ka reaguar ditën e sotme për këtë vendim, i cili ka mbetur i zhgënjyer por premton besnikëri dhe se do të kthehet më i fortë që të fitojë një vend në formacion.

“Faleminderit shumë të gjithëve për mesazhet tuaja inkurajuese dje dhe sot. Unë jam padyshim i zhgënjyer që nuk do të marr pjesë në Kupën e Botës, por unë duhet ta pranoj këtë vendim dhe do të jap maksimumin që të kthehem më i fortë. ?⚽? Asgjë nuk ka rëndësi tani, vetëm suksesi i ekipit të DFB në Rusi. Shkoni merrni atë titull! ????? # inSané # LS19”

Tags: AngliaGjermaniaofronpasaportënpërjashtoireagonSane

TË LIDHURA

Botërori i përket të kaluarës, Shqipëria nis punën për miqësoren më pa vlerë në histori
Sport

Botërori i përket të kaluarës, Shqipëria nis punën për miqësoren më pa vlerë në histori

18:39 | 28/03/2026
24 vite mungesë në Botëror, Arda Guler karikon Turqinë: Botërori është ëndrra jonë
Sport

24 vite mungesë në Botëror, Arda Guler karikon Turqinë: Botërori është ëndrra jonë

11:17 | 28/03/2026
Goli i Arbër Hoxhës “tërbon” serbët, por tani është radha e Kosovës
Sport

Goli i Arbër Hoxhës “tërbon” serbët, por tani është radha e Kosovës

10:01 | 28/03/2026
Next Post
Kërkonte babanë biologjik, zbulon se shoqja e ngushtë ishte motra e saj

Kërkonte babanë biologjik, zbulon se shoqja e ngushtë ishte motra e saj

Pas lajmit të shtatzënisë, Ajola Xoxa shfaqet për herë të parë

Pas lajmit të shtatzënisë, Ajola Xoxa shfaqet për herë të parë

Habit Vuçiç: Na e ka mbledh NATO, s’dërgojmë trupa në Kosovë

Habit Vuçiç: Na e ka mbledh NATO, s'dërgojmë trupa në Kosovë







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com