Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjermania do të kthehet në lidere botërore të prodhimit të vaksinës

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Gjermania do të kthehet në lidere botërore të prodhimit të vaksinës

Prodhimi i vaksinës fillon ndër të tjera me kripëra, yndyrë dhe sheqer – por se si përpunohen këto lëndë në të ashtuquajturit bioreaktorë, nuk ka lidhje aspak me prodhimin tradicional. Në fabrikën e re të BioNTech në Marburg duhet të bëhen 50.000 sekuenca pune deri tek vaksina e gatshme.

Këto ditë prodhimet e para kanë dalë nga fabrika për të shkuar në një fabrikë mbushjeje në Puurs, Belgjikë. Në fund dozat e gatshme shpërndahen dhe pas kontrollit të fundit në fund të prillit do të vaksinohen. Me 250 milionë doza për tremujor në Marburg, BioNTech synon të përshpejtojë në të gjithë botën vaksinimin kundër Coronës. Fabrika e re është më e madhja, por nuk është masa e vetme që po merr Gjermania për të rritur prodhimin.

Gjermania brenda disa muajsh vërtet që është ngritur në një nga vendet absolutisht me peshë për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19 në botë”, thotë Rolf Hömke, zëdhënës i Shoqatës së Studiuesve të Prodhimit të Medikamenteve”, vfa. Por fabrikat gjermane janë megjithatë të varura nga disa procese të punës në fabrika të tjera europiane.

Prodhues të rinj, mbushës të rinj

“Një radhë firmash do të shtohen në muajt e ardhshëm”, thotë Hömke në bisedë me Deutsche Wellen. “Aty do të mblidhen frytet e punës që u bënë në muajt e fundit”, thotë Hömke. Kështu do të vijnë partnerë të tjerë, firma të specializuara për mbushjen e vaksinës së BioNTech. Përveç firmës Baxter, këto hapa të prodhimit do t’i marrë përsipër edhe firma Allergopharma në Reinbek, pranë Hamburgut dhe firma Siegfried në Hameln. “Mbushja e dozave tingëllon triviale, por nuk është aq banale. Sepse nëse vaksina nuk mbushet në doza në mënyrën që duhet e humb efektin”, thotë Hömke.

Deri në fund të qershorit pritet që vaksina e dytë e prodhuar në Gjermani e firmës CureVac në Tybingen të lejohet në BE. Curevac synon të prodhojë 100 milionë doza në Heidelberg. Për këtë kjo firmë ka tërhequr disa partnerë në prodhim, si koncernin gjigand Bayer. Në Vupertal pritet që të fillohet me prodhimin që këtë vit, kurse vitin e ardhshëm Bayer kërkon të prodhojë 160 milionë doza.

Përgatitje disavjeçare

Në prodhimin e vaksinës dhe mbushjen e saj vlejnë krahas kërkesave specifike teknike edhe rregulla jashtëzakonisht të forta të higjienës, që në Gjermani janë edhe më të forta, se në rajonet e tjera të botës. Ngritja e një fabrike të tillë të tërësisht të re nuk arrihet dot në më pak se një vit, vlerëson zëdhënësi i vfa, Hömke. Në fund të fundit, edhe kur është ndërtuar gjithçka, duhet kohë që punonjësit të njohin të gjitha proceset e punës së makinerive, me qëllim që produktet e çmuara të përdoren. ”Duhet temperatura e duhur, përqëndrimi i duhur, mënyra e duhur e përzierjes.”

Por edhe kur një fabrikë e ka këtë teknikë speciale dhe personelin e kualifikuar, duhet edhe diçka tjetër, përbërësit, të ashtuquajturit lipide, pjesëza yndyre me të cilat pjesëzat e mRNA mbërrijnë aty ku duhet në trupin e të vaksinuarit.

“Firmat, sigurisht që vitin e kaluar, kur dihej, se duhet të kalonin nga një prodhim për arsye shkencore tek një prodhim i madh për furnizimin e botës, filluan të bisedonin me furnizuesit”, thotë Rolf Hömke. P.sh. koncerni kimik, Evonik ka rritur tejet prodhimin e lipideve, me të cilat do të furnizojë BioNTech nga gjashtëmujori i dytë i këtij viti.

Vaksinat e reja presin

Një sipërmarrje që u bë e njohur në kuadër të fushatës së vaksinimit në Gjermani është IDT Biologika në Desau. Pas shpërbërjes së RDGJ-së, enti për privatizimet e quajti këtë firmë “si të paaftë për rimëkëmbje”, thotë Marcel Graul nga Zyra Bashkiake për Nxitjen Ekonomike për Deutsche Wellen. Sot IDT është lidere në botë për disa preparate vaksine.

IDT është përfshirë tani edhe në prodhimin e vaksinës së Coronës. Në mes të marsit filluan përgatitjet për prodhimin e vaksinës së lejuar në BE, Johnson & Johnson. Dozat e para priten nga 19 prilli. IDT është në bisedime edhe për prodhimin e vaksinës ruse, Sputnik V, por pa rezultat deri tani. Kurse ne Ilertisen në Bavari, koncerni R-Pharm nga Rusia po ngre një qendër prodhuese, në të cilën do të prodhohet AstraZeneca e dhënë me licencë. Pas lejes në BE, mund të prodhohet aty edhe Sputnik V.

Rezerva për të ardhmen

Për një kohë të gjatë nevojiten të gjitha kapacitetet prodhuese për të luftuar pandeminë e Coronës. Më 31 mars ishin vaksinuar vetëm 4,31% e popullsisë së botës. Ekspertët thonë, se mutacionet mund të kërkojnë vaksina pasuese. Deri në maj, ekipi i posaçëm gjerman për vaksinimin do të paraqesë një koncept për prodhimin e vaksinës nga viti 2022. „Qëllimi është që Gjermania si qendër studimi dhe prodhimi të zgjerohet në një vend prodhues të vaksinave të bazuara në teknologjinë mRNA dhe të sigurohen ato për një plan afatgjatë”, i shkruan Ministria e Ekonomisë Deutsche Welles. Kapacitete të tilla do duhet të ruhen edhe për pandemi të tjera të mundshme në të ardhmen. Sipas Rolf Hömke, në të njëjtën kohë pas pandemisë, lënda mRNA mund të testohet e prodhohet për të luftuar mikrobe të tjerë të rrezikshëm për sëmundje kundër të cilave deri tani nuk ka vaksina./DW/

Tags: gjermanilider boterorvaksina anti-covid

TË LIDHURA

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë
Bota

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

17:18 | 17/04/2026
Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit
Bota

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

15:11 | 17/04/2026
Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve
Bota

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

10:46 | 17/04/2026
Next Post
Mori vaksinën ruse/ Presidenti i Argjentinës infektohet me koronavirus

Mori vaksinën ruse/ Presidenti i Argjentinës infektohet me koronavirus

Zgjedhjet e Kosovës, i hapin rrugën reformave dhe stabilitetit rajonal

Më lehtë pazar me serbët dhe hajdutët, se sa me shqiptarët

Rama: Do ta bëj Shqipërinë kampione të turizmit

Rama: Do ta bëj Shqipërinë kampione të turizmit







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

E rëndë në Kosovë, 15-vjeçari rrëzohet papritur dhe humb jetën në sallën e edukimit fizik
Kosovo

E rëndë në Kosovë, 15-vjeçari rrëzohet papritur dhe humb jetën në sallën e edukimit fizik

by mirseda
18:13 | 17/04/2026
0

Një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj ka humbur sot jetën, pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e...

Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv

Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv

17:56 | 17/04/2026
A njihen Rogerti dhe Selin nga jashtë? E tregon bashkëshortja e banorit

A njihen Rogerti dhe Selin nga jashtë? E tregon bashkëshortja e banorit

17:54 | 17/04/2026
Greqi: I jepet lamtumira 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën tragjikisht

Greqi: I jepet lamtumira 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën tragjikisht

17:48 | 17/04/2026
Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit që u përfshi nga flakët

Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit që u përfshi nga flakët

17:45 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com