Një shqiptar i ndaluar nga shteti gjerman është liruar nga burgu, pasi nuk kishte vende të lira.
Ngjarja ka ndodhur në Kiel, ndërsa lajmin e bëjnë të ditur mediat gjermane.
Fillimisht ishte “Kiele Nachrichten” ajo që publikoi lajmin, ndërsa më pas këtë e konfirmoi edhe Ministria e Brendshme e landit Schlesëig Holstein.
25-vjeçari ishte arrestuar në fillim të prillit për shkak të një plagosjeje të rrezikshme, ndërsa përfitoi lirinë për shkak të mungesës së vendeve në burgje, si pasojë e mbylljes së një burgu për dëbim në Eisenhüttenstadt
Pasi qeveria e kishte mbyllur në vitin 2014 një burg për dëbim në Rendsburg, azilkërkuesit me status të refuzuar vendoseshin në landin Brandenburg.