Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjermani: Kriminaliteti me motive politike shënon rritje

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Gjermani: Kriminaliteti me motive politike shënon rritje

Veprat penale me motive politike shënojnë rritje në Gjermani, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer në prezantimin e raportit vjetor. Ka “tendenca të qarta të brutalizimit”, tha ai.

Në Gjermani në vitin 2020 janë më shumë vepra penale me sfond politik se në 10 vitet e kaluara, kjo megjithëse shumica e njerëzve në vitin e pandemisë kanë qëndruar në shtëpi.

Në statistikën vjetore të Zyrës Federale të Kriminalistikës, BKA që u prezantua të martën në Berlin bëhet e ditur se gjithsej ka pasur 44.692 vepra penale me motive politike, ose 8,56% më shumë se viti paraardhës.

Ka “tendenca të qarta të brutalizimit”, tha ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer në prezantimin e raportit në Berlin. Shqetësuese është “rritja e dukshme e veprave të dhunshme me motive ekstremiste të majta”, tha Seehofer. Dhuna me motive ekstremiste të majta ka një rritje me 45%, në 1526 delikte vitin e kaluar, thekson statistika. Kurse aktet e dhunës me motive ekstremiste të djathta janë regjistruar me 1.092 raste.

Ndër veprat penale me motive politike, policia ka renditur ndër të tjera lëndimin trupor, shkelje të ligjit të grumbullimit dhe propagandë nxitëse. Edhe dhuna ndaj shtetit, simboleve të tij, qendrave të shëndetësisë ka shënuar rritje. Aktet e dhunës vitin e kaluar kanë pasur lidhje edhe me pandeminë e Coronës. Landet gjermane kanë njoftuar 3.559 akte dhune me motive politike që lidhen me pandeminë si shkelje të ligjit të grumbullimit apo lëndime trupore.

Edhe dhuna kundër policisë është rritur vitin e kaluar. 900 raste dhune kundër policisë, shënon statistika. Po ashtu dhuna islamiste mbetet një kërcënim serioz, tha Seehofer. Rreth 533 islamistë llogariten si të rrezikshëm. Ekstremizmi në të gjitha format mbetet një kërcënim dhe kërkon angazhimin e të gjitha instancave, theksoi ministri i Brendshëm gjerman.

Judith Porath, kryetare e Shoqatës së Qendrave të Këshillimit të Viktimave u shpreh lidhur me statistikën e BKA-së, se nuk janë të plota shifrat e dërguara nga autoritetet e policisë së landeve për dhunën ekstremiste të djathtë, atë raciste apo antisemitiste. Ajo përmendi si shembull goditjen e rëndë me thikë ndaj një algjeriani që gabimisht nuk u regjistrua si sulm racist.

Tags: gjermaniHorst SeehoferKriminalitetindikim politik

TË LIDHURA

Kriza globale, Zelensky tregon kërkesën që kanë bërë aleatët ndaj Kievit
Bota

Kriza globale, Zelensky tregon kërkesën që kanë bërë aleatët ndaj Kievit

17:52 | 30/03/2026
Trump: Negociata me Iranin, kërcënon për Hormuzin nëse nuk hapet
Bota

Trump: Negociata me Iranin, kërcënon për Hormuzin nëse nuk hapet

17:50 | 30/03/2026
Mes bombardimeve, Irani shënon rritje rekord të të ardhurave nga nafta
Bota

Mes bombardimeve, Irani shënon rritje rekord të të ardhurave nga nafta

17:50 | 30/03/2026
Next Post
Zgjedhjet/ Basha mbledh në seli sekretarët dhe kryetarët e degëve të PD-së

Basha mbledh në seli kandidatët për deputetë, çfarë pritet të diskutohet

Fermeri belg lëviz aksidentalisht kufirin me Francën

Fermeri belg lëviz aksidentalisht kufirin me Francën

Ish-kryetari i PD: Mosnjohja e zgjedhjeve, akt jo demokratik dhe antishqiptar

Ish-kryetari i PD: Mosnjohja e zgjedhjeve, akt jo demokratik dhe antishqiptar







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Lamallari: Akuzat e opozitës të pritshme për zgjedhjen e drejtorit të Policisë
Kryesore

Lamallari: Akuzat e opozitës të pritshme për zgjedhjen e drejtorit të Policisë

by mirseda
18:00 | 30/03/2026
0

Pas javës së gjelbër ku deputetët kanë zbritur në terren dhe kanë diskutuar me qytetarët për të...

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Osmanit për KQZ, e shpall të papranueshme

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Osmanit për KQZ, e shpall të papranueshme

17:58 | 30/03/2026
Kriza globale, Zelensky tregon kërkesën që kanë bërë aleatët ndaj Kievit

Kriza globale, Zelensky tregon kërkesën që kanë bërë aleatët ndaj Kievit

17:52 | 30/03/2026
Mes bombardimeve, Irani shënon rritje rekord të të ardhurave nga nafta

Mes bombardimeve, Irani shënon rritje rekord të të ardhurave nga nafta

17:50 | 30/03/2026
Trump: Negociata me Iranin, kërcënon për Hormuzin nëse nuk hapet

Trump: Negociata me Iranin, kërcënon për Hormuzin nëse nuk hapet

17:50 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com