Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash buzë rrugës në Gjermaninë juglindore.
Pikturat u gjetën nga një 64-vjeçar në një stacion shërbimi autostrade në rajonin e Bavarisë muajin e kaluar. Ai i dorëzoi më vonë pikturat në polici në qytetin perëndimor të Këlnit, shkruan BBC.
Një vlerësim fillestar nga një ekspert arti arriti në përfundimin se dy pikturat në kornizë ishin origjinale.
Në njërën nga pikturat, është portreti i një djali që mban një kapele të kuqe. Policia thotë se është pikturuar nga Samuel van Hoogstraten, një piktor dhe shkrimtar i cili jetoi në Hollandë midis viteve 1627 dhe 1678.