Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në portin e Durrësit, në zonën e njohur si ish-kantieri detar.
Sipas policisë, bëhet fjalë për Xhelal Skënderin, 60 vjeç, i cili punonte si mekanik dhe roje në subjektin privat.
Policia dhe polumbarët kanë shkuar menjëherë në vend, të njoftuar nga punëtorët e portit dhe, kanë nxjerrë trupin e pajetë nga uji.
Ndër të tjera, Skënderi dyshohet se mund të ketë rënë në det rreth orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa dyshohet se ai ishte person i alkoolizuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.