Një 16-vjeçare e cila ishte zhdukur pa lënë gjurmë, mësohet se është gjetur nga familjarët e saj. Policia e Korçës njofton se ka gjetur vajzën e cila u kallëzua në polici nga e ëma. Ajo rezultonte e zhdukur prej dy ditësh.
Në një prononcim për “Fax News”, familjarët shprehen se vajza ishte larguar në qytetin e Durrësit. “Ishte larguar në qytetin e Durrësit. Nuk e dimë pse u largua. Shkoi djali ta marrë me makinë, dhe po kthehen në banesë. Nuk e dimë ku qendronte, sepse s’kemi patur kontakt.”
Vajza me iniciale K. R., ishte zhdukur nga banesa pa lënë asnjë gjurmë.