E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Gjeli i detit, mbreti i tryezës. Ja receta e duhur për një shije të përkryer

Nga gatimet karakteristike për Vitin e Ri, gjeli i detit zë vendin kryesor në tryezën e kësaj nate. Por, përpara se ta gatuajmë duhet të dimë disa rregulla kryesore dhe shumë të dobishme për këtë proces:

Blijeni në dyqane dhe tregje që janë të kontrolluara për standardet e higjienës. Nëse blini gjel deti të freskët, kini kujdes mos të ketë shndërrime dermatologjike. Mishi të mos jetë i nxirë ose në ngjyrë të gjelbër tek pjesa e barkut, qafa, në pjesën e brendshme të kofshëve ose poshtë krahëve.

Mos e zgjidhni nëse mishi në sipërfaqen e lëkurës dhe tek zgavrat e brendshme ka mbishtresë të ngjitshme (veshtullore).

Nëse e zgjidhni të ngrirë, kini kujdes të jetë i paketuar pa ajër (në vakum) dhe të ruhet në temperaturën minus 18 gradë. Për më tepër, shmanguni blerjes, nëse në pjesën e brendshme të paketimit ka copa akulli ose shumë lëngje.

Për 8 persona nevojiten:

▪ Gjel deti me peshë rreth 4 kg, pa të brendshmet
▪ 125 gr gjalpë në temperaturën e dhomës
▪ 1 limon
▪ l thelb hudhër e shtypur
▪ 3 qepë të qëruara e të ndara përgjysmë
▪ vaj ulliri, kripë

Gatimi:

Nxeheni furrën në 180 gradë C. Thajeni gjithë gjelin e detit me peceta ose letra kuzhine.

Përzieni mirë gjalpin e zbutur me hudhrën e shtypur e lëkurën e grirë të limonit, derisa të formohet një masë. Me këtë masë lyeni gjithë pjesën nën lëkurë të gjelit të detit, duke e ngritur lëkurën mbi pjesën e mishit dhe duke e ngjeshur me dorën nën të masën e gjalpit.

Përsëri me dorë shpërhapeni mirë, derisa të keni arritur të lyeni mirë pjesët e gjoksit duke filluar nga qafa dhe më pas pjesën e kurrizit e kofshëve.

Ndajeni më katërsh limonin dhe futini këto copa brenda tij (trupit të gjelit të detit).

Lyejeni gjithë sipërfaqen e lëkurës së tij me vaj ulliri e kripë.

Vendosini gjysmat e qepëve në një tavë pjekje e mbi të vendosni gjelin e detit e mbulojeni të gjithin (bashkë me tavën) me një letër pjekje ose letër alumini, duke i dhënë kështu mbulimit pamjen e një tende. Lëreni gjelin e detit të gatuhet 25 minuta kohë pjekje për çdo kg peshë. Nxirreni gjelin e detit nga furra, rriteni temperaturën e furrës në 220 gradë e hiqeni letrën e aluminit dhe lëreni gjelin të piqet edhe për 30 minuta, sa të marrë ngjyrë. Për të qenë të sigurt nëse mishi është pjekur, shpojeni diku me një shkop dhëmbësh dhe nëse lëngjet që dalin prej aty janë të qarta, atëherë mishi është pjekur.

Lëreni gjelin e pjekur të detit të rrijë jashtë furre edhe për 30 minuta – l orë e më pas shërbejeni.

Kullojeni lëngun në tavë për të përgatitur lëngun e mishit, si dhe qepët hiqini mënjanë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...