Kërcet arma në mes të ditës në Vlorë, 20-vjeçari qëllohet nga kunati

Pas dy viktimave në Tiranë, një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë.

Një 20-vjeçar është plagosur nga kunati i tij i mitur. Raportohet se autori i krimit, një 15-vjeçar, ka plagosur me armë kunatin e tij Xh. Muça.

I mituri e ka plagosur 20-vjeçarin me armën e të atit që është polic. Autori dhe babai tij janë shoqëruar në komisariat. I plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës.