Franca ka reaguar shumë shpejt pas golit të shënuar nga Mercado në fillimin e pjesës së dytë dhe është pikërisht ai që gaboi, Pavard që shënon një gol spektakolar. Një krosim vjen nga e majta në zonë nga Hernandez dhe kalon gjithë pasqyrën e portës. Është Pavard që e pret në anën tjetër dhe godet fluturimthi duke e dërguar në rrjetë. Një gol që do të renditet ndër më të bukurit në këtë botëror dhe i pari për mbrojtësin anglez me kombëtaren.
Vetëm 5 minuta më pas është Mbappe që ka shënuar sërish dhe ka përmbysur rezultatin sërish ndaj Argjentinës.
Por nuk mbaron këtu “makthi” për Lionel Messin me shokë, pasi është sërish ylli i PSG-së, Mbappe që dërgon topin në rrjetë në minutën e 68’.