Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Gjata: Rama po pengon verifikimin e pasurisë së Valdrin Pjetrit

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gjata: Rama po pengon verifikimin e pasurisë së Valdrin Pjetrit

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata akuzon kryeministrin Rama se po pengon zbatimin e ligjit Antimafia, për verifikimin e pasurive të Valdrin Pjetrit.

Përmes një deklarate për mediat, Gjata ftoi Prokurorinë të zbatojë ligjin dhe të nisë një hetim pasuror për kryebashkiakun e Shkodrës.

Gjata u shpreh se për sa kohë Rama të jetë në pushtet, ligji i Antimafias nuk ka për të funksionuar, duke sjellë në vëmendje rastin e Agron Xhafajt, ndaj të cilit sipas tij nuk u vu në zbatim ky ligj.

Deklarata e Gjatës:

Edi Rama i mashtroi shqiptarët pak ditë më parë, kur, pasi Partia Demokratike publikoi dokumentat e dënimit për trafik droge të Valdrin Pjetrit, tha se nuk do ta toleronte atë. Edi Rama bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë. Ai po kryen njëkohësisht tre veprime, në mënyrë që t’i shkojë deri në fund skenarit të tij kriminal për të uzurpuar Bashkinë e Shkodrës.

Po pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen pas verifikimit se është dënuar për trafik droge në Itali.

Po pengon prokurorinë të konfirmojë gjetjet e Partisë Demokratike, të verifikuara në mënyrë të pavarur nga Zëri i Amerikës.

Po pengon zbatimin e Ligjit Antimafia për verifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive nga trafiku i drogës i Valdrin Pjetrit.

Edi Rama, i cili vazhdon t’i japë mbrojtje të besuarit të tij për Shkodrën ka detyrimin ligjor dhe moral t’u thotë shqiptarëve:

Pse nuk vepron Ligji Antimafia ndaj pasurive të drogës së Valdrin Pjetrit?

Pse i besuari i tij në Shkodër ka imunitet mbi ligjin?

Pse nuk vepron prokuroria?

Pse Operacioni “Forca e Ligjit”, që duhej të sekuestronte pasuritë e paligjshme  është shndërruar në operacionin “Forca e krimit”?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve lidhen drejtpërsëdrejti me planin e Edi Ramës për të përdorur trafikantin e drogës derisa, në mënyrë të paligjshme, të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës. Është ky skenar pse trafikanti I drogës Valdrin Pjetri ndalohet të japë dorëheqjen para betimit, pse prokuroria po e zvarrit verifikimin, pse ligji antimafia nuk vepron.

Pamjet në video tregojnë se pasuria më e dukshme e Valdrin Pjetrit, është një hotel superluksoz në periferi të Tiranës, i inauguruar me praninë e ministres së Edi Ramës. Sipas Ligjit Antimafia, Valdrin Pjetri është subjekt i drejtpërdrejtë i tij, pasi siç shprehet ligji subjekt i ligjit është çdo person për të cilin ka indicie se:

  1. a) ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

Për rastin e Valdrin Pjetrit, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane, të cilat janë publikuar prej disa ditësh nga Partia Demokratike.

Valdrin Pjetri është dënuar me burg për trafik droge, por as policia, as prokuroria nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të zbatuar ligjin. E vetmja forcë që mund t’i ndalojë ata është ajo e kryeministrit të vendit, i cili ndryshe flet dhe ndryshe vepron, duke garantuar paprekshmëri për kriminelët dhe trafikantët e tij.

Meqënëse prokuroria e kapur dhe kontrolluar nga Edi Rama bën sikur nuk dëgjon dhe nuk sheh, njëlloj siç nuk sheh e dëgjon korrupsionin galopant të Qeverisë së Edi Ramës, Partia Demokratike do të informojë zyrtarisht nesër Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka detyrimin të nisë menjëherë hetim pasuror ndaj Valdrin Pjetrit dhe familjes së tij, për shkak se ai është subjekt i ligjit Antimafia.

Për çdo shqiptar është e qartë dhe e kuptueshme se përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, Ligji Antimafia nuk ka për të vepruar. Një vit më parë, Edi Rama nuk lejoi që Ligji antimfia të veprojë kundër Agron Xhafës, tani nuk ka për të lejuar të veprojë kundër Valdrin Pjetrit.

Këta dhe çdo kriminel e trafikant tjetër do të vazhdojnë të jenë të paprekshëm, nëse Edi Ramës i cënohet sadopak pushteti I tij kriminal. Parimi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk ekziston më! Edi Rama e ka fshirë atë nga Kushtetuta dhe ligji, njësoj siç po përpiqet të fshijë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Tags: clirim gjataedi ramaligji antimafiaValdrin Pjetri

TË LIDHURA

Shpërndau Kuvendin/ Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim
Aktualitet

Shpërndau Kuvendin/ Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim

10:47 | 09/03/2026
PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut: Nuk e pengon hetimin
Aktualitet

PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut: Nuk e pengon hetimin

10:45 | 09/03/2026
Manja prezanton raportin e PS:Narrativa e SPAK se mund të prishë provat apo të arratiset,hipotetike!
Aktualitet

Manja prezanton raportin e PS:Narrativa e SPAK se mund të prishë provat apo të arratiset,hipotetike!

10:25 | 09/03/2026
Next Post
Fotot/ Stresi godet me makinë këmbësoren në Prishtinë

Fotot/ Stresi godet me makinë këmbësoren në Prishtinë

Anormaliteti si normalitet

Boçi: Luksi qeveritar shqiptar dhe shtetari francez

Udhëzimi/ Provimet e vjeshtës për mbetësit, zbardhen datat. Kush do të futet në provime

Udhëzimi/ Provimet e vjeshtës për mbetësit, zbardhen datat. Kush do të futet në provime







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Shpërndau Kuvendin/ Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim
Aktualitet

Shpërndau Kuvendin/ Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim

by mirseda
10:47 | 09/03/2026
0

Presidenca e Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes së...

PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut: Nuk e pengon hetimin

PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut: Nuk e pengon hetimin

10:45 | 09/03/2026
Urimi publik i Selena Gomez për ditëlindjen e Benny Blanco-s: Të dua me gjithë zemër

Urimi publik i Selena Gomez për ditëlindjen e Benny Blanco-s: Të dua me gjithë zemër

10:43 | 09/03/2026
Manja prezanton raportin e PS:Narrativa e SPAK se mund të prishë provat apo të arratiset,hipotetike!

Manja prezanton raportin e PS:Narrativa e SPAK se mund të prishë provat apo të arratiset,hipotetike!

10:25 | 09/03/2026
BE e shqetësuar për hetimet ndaj Ballukut, Balla: Të gjitha afatet do të respektohen

Nis mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Balla: Raporti ka karakter rekomandues!

10:17 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com