Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Gjahtari italian vrau shqiptarin, pas 15 vitesh familja merr një lajm të mirë

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Gjahtari italian vrau shqiptarin, pas 15 vitesh familja merr një lajm të mirë

Pas thuajse 15 vjetëve nga vrasja e djalit 15-vjeçar, një familje shqiptare ka parë drejtësinë të shkojë në vend: gjykata civile e Vicencas ka vendosur që vrasësi, një shtetas italian, t’i japë dëmshpërblimin maksimal që njeh ligji italian në këto raste.

Gjithçka pati fillim në 2003-shin, kur një italian, për gjah në Shqipërinë e mesme, vrau një djalë 15 vjeç. Drejtësia shqiptare akuzoi italianin për veprën penale të “vrasjes nga pakujdesia”. Dënimi përfundimtar (pas tre shkallëve të gjykimit), 3 vjet burg, u dha në vitin 2009, në mungesë, pasi italiani ndërkohë ishte kthyer në vendlindje. U shpall në kërkim e menjëherë u kërkua që dënimi penal shqiptar të njihej nga drejtësia italiane.

Në Itali, familja i beson çështjen gjyqësore avokates Ilda Beqo që rrëfen këtë ngjarje për shqiptariiitalise.com dhe që për të tuteluar familjen e 15-vjeçarit nuk dëshiron të japë të dhëna për identifikimin e viktimës dhe të vrasësit, shkruan Shqiptari i Italise.

“Në Itali na u desh të ndiqnim dy rrugë paralelisht, nga njëra anë njohjen e vendimit penal të drejtësisë shqiptare e nga ana tjetër të ngrinim gjyqin civil në mënyrë që familjes t’i njihej një dëmshpërblim i denjë”.

Pas shumë vitesh, vjet u arrit njohja e vendimit të gjykatës shqiptare, pra edhe në Itali vrasësi i 15-vjeçarit njihet tashmë fajtor për vrasje nga pakujdesia. Por, gjithsesi, nuk ka bërë asnjë ditë burg.

“Kanë kaluar shumë vjet nga ngjarja e ndërkaq në Itali ka pasur edhe dekrete falje dënimesh, kështu që për tre vjetët e dhëna në 2009-tën nga gjykata shqiptare, italiani ndoshta nuk ka për të hyrë ndonjëherë në burg,” shpjegon avokatja. “Por për palën e lënduar njohja e vendimit penal shqiptar ishte shumë e rëndësishme sepse na lehtësonte punën në gjyqin civil për njohjen e dëmshpërblimit”.

E vendimi i shkallës së parë për dëmshpërblimin arriti më 31 janar. “Edhe pse askush nuk u kthen më djalin, më në fund familja do të marrë dëmshpërblimin më të lartë që njeh ligji italian,” thotë avokatja Ilda Beqo.

Në fakt, si rrallëherë, gjykata i ka njohur familjes dëmshpërblimin maksimal, pa u ndikuar nga fakti që viktima ishte shqiptar e që familja jeton në Shqipëri, siç ka ndodhur herë të tjera.

Tags: “vrau"familjaGjahtari italianmerrnjë lajmpas 15 viteshshqiptarintë mirë

TË LIDHURA

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

22:18 | 21/01/2026
Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka
Politikë

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë
Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Next Post
Shkodër/Atentati me tritol, lihen në burg 3 të akuzuarit. Habisin në gjyq

Shkodër/Atentati me tritol, lihen në burg 3 të akuzuarit. Habisin në gjyq

VIDEO/Florian Marku shkatërron boshnjakun, fiton që në raundin e parë

VIDEO/Florian Marku shkatërron boshnjakun, fiton që në raundin e parë

Bylykbashi: Rama i shiti territorin grekëve, si po bllokon Gjykatën Kushtetuese

Bylykbashi: Rama i shiti territorin grekëve, si po bllokon Gjykatën Kushtetuese







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com