Pak vende të botës, kanë qenë më të izoluara sesa është sot Koreja e Veriut. Qeveria koreano-veriore e prezanton veten si socialiste, edhe pse është në fakt një diktaturë mizore. Regjimi kontrollon të gjitha aspektet e jetës, duke i ushqyer qytetarët me një “dietë të qëndrueshme“ gënjeshtrash. Ja cilat janë ato më të pabesueshme.
Mjekët dhe shkencëtarët e Koresë së Veriut krijuan një ilaç mrekullibërës, që shëron shumë sëmundje vdekjeprurëse
Në pranverën e vitit 2015, Kim Jong Un njoftoi se shkencëtarë dhe studiuesit e Koresë së Veriut, kishin krijuar një ilaç efektiv për shërimin e kancerit, AIDS-it, Ebolas dhe sëmundjeve të tjera. Sipas tij ilaçin e zotërojnë vetëm koreano-veriorët.
Për një fare kohe besohej se Kim Jong Un nuk kishte nevojë të shkonte në tualet
Për disa vite, regjimi deklaronte se Udhëheqësi Suprem nuk kishte aspak nevojë të shkonte në tualet. Kjo shpjegohej me super-aftësitë e tij, që janë pranë atyre të Zotit. Por në vjeshtën e vitit 2015, vetë autoritetet e Koresë së Veriut konfirmuan të kundërtën, kur u zbulua që Kim udhëtonte me një tualet personal që e mbante me vete.
Kim Jong-Un, nisi të ngasë makinën që në moshën 3-vjeçare
Tekstet shkollore të Koresë së Veriut, përfshijnë informacionin se Udhëheqësi Suprem mësoi të drejtonte makinën që në moshën 3-vjeçare. “Provat” e tjera të epërsisë së supozuar të Kim Jong Un ndaj njerëzve të thjeshtë përfshijnë aftësi mahnitëse në not dhe atletike.
Kim Jong Un mund të kontrollojë motin
Në vitin 2017, Kim i zbuloi botës aftësinë e tij për të kontrolluar motin. Ai u ndal në një mal që zakonisht në atë periudhë të vitit duhej të ishte i përfshirë nga stuhitë dhe moti i keq. Kim e fotografoi veten në majën e malit me një diell të ndritshëm në sfond, duke u “provuar”shtetasve të tij (dhe pjesës tjetër të botës) se moti i ishte bindur vullnetit të tij.
Kim Jong-il shkroi mbi 1.500 libra kur ishte student në universitet
Sipas biografisë zyrtare të Kim Jong-il, babait të Kim Jong-Un, ai ishte shumë produktiv gjatë kohës që ishte student në Universitetin Kim Sung-il (që mban emrin e babait të tij).
Para se të diplomohej në vitin 1964, pretendohej se Kim ishte autor i më shumë se 1500 librave. Zyrtarisht, pjesa më e madhe e librave është padyshim e padisponueshme.
Koreja e Veriut shpiku një pije alkoolike që nuk të deh
Në fillim të vitit 2016, “Pyongyang Times” raportoi se shkencëtarët e guximshëm të
Koresë së Veriut kishin krijuar një pije alkoolike e cila nuk të deh, pavarësisht sesa e konsumon. Ajo është bërë me bimën xhensen, nga e cila është prodhuar edhe ilaçi që pretendohet se shëron njerëzit nga AIDS dhe kanceri.
Koreja e Veriut, është vendi i dytë më i lumtur në botë
Studiesit koreano-veriorë, pretendojnë se Koreja e Veriut është vendi i dytë më i lumtur në botë, e tejkaluar në këtë garë vetëm nga Kina. Të njëjtët “studiues”, pretendojnë se Shtetet e Bashkuara, shtëpia e “imperialistëve” të frikshëm, renditet në vendin e fundit në botë. Ata nuk bënë të ditura standardet e përdorura për të vlerësuar lumturinë e vendeve,edhe pse koreano-veriorëve u kujtohet vazhdimisht se ushqimi është i bollshëm (nuk është), dhe se standardet e tyre të jetesës janë të larta (nuk janë).
Burimi i lajmit: https://www.toptenz.net/amazing-lies-from-north-korea.php
Përshtatur nga TIRANA TODAY