Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gazetarja e VOA-s thotë se Irani komplotoi për rrëmbimin e saj

17:33 | 14/07/2021
in Bota, Të Gjitha
Gazetarja e VOA-s thotë se Irani komplotoi për rrëmbimin e saj

Drejtuesja e një emisioni televiziv të Seksionit Persian të Zërit të Amerikës dhe një kritike e hapur e qeverisë iraniane, ka dhënë hollësi të reja rreth njoftimit të autoriteteve amerikane, se ajo ishte shënjestra e një komploti iranian për ta rrëmbyer. Përmes një mesazhi filmik të regjistruar, gazetarja iraniano-amerikane Masih Alinejad, flet rreth dyshimeve për eleminimin fizik të saj nga agjentë iranianë.

Gazetarja thotë se agjentët e Byrosë Federale të Hetimit i thanë se sundimtarët islamikë të Iranit “jo vetëm që donin të siguroheshin për eleminimin fizik të saj, por edhe në mbylljen e llogarive që ajo ka në Instagram“.

Më martën në mëngjes Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se një gjykatë federale e Nju Jorkut ka ngritur padi ndaj katër shtetasve iranianë për përfshirje në komplotin e pretenduar për të rrëmbyer një “gazetar, autor dhe aktivist të të drejtave të njeriut nga Bruklini, në Nju Jork, që synonte mobilizimin e opinionit publik në Iran dhe në të gjithë botën për të sjellë ndryshime në ligjet dhe praktikat e regjimit iranian”. Por në njoftimin për shtyp të Departamentit të Drejtësisë nuk përmendej emri i personit.

Zonja Alinejad, e cila jeton në Nju Jork, konfirmoi më vonë në llogaritë e saj në rrjetet sociale se bëhej fjalë për të.

Në mesazhin e saj me video të martën ajo thotë se për arsye sigurie, FBI-ja e ka ndaluar atë të largohet nga Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Drejtësisë, nuk ka komentuar ende rreth deklaratave të zonjës Alinejad dhe bisedave që ajo thotë se ka zhvilluar me agjentët e FBI-së.

Në një mesazh tjetër filmik të postuar në Twitter të martën nga shtëpia e saj në Bruklin, zonja Alinejad tha se në dy javët e fundit forca policore po ruajnë shtëpinë si një tjetër masë paraprake sigurie. Një makinë policie mund të shihej nga dritarja e gazetares, parkuar jashtë ndërtesës së saj të banimit.

Agjencitë e lajmeve amerikane thanë se misioni i Iranit në OKB në Nju Jork nuk i është përgjigjur ende kërkesave për komente në lidhje me komplotin e dyshuar.

Departamenti i Drejtësisë tha se katër persona që dyshohet të jenë agjentë të zbulimit iranian, Alireza Shavaroghi Farahani, Mahmoud Khazein, Kiya Sadeghi dhe Omid Noori, planifikonin ta rrëmbenin dhe ta dërgonin me forcë viktimën e tyre në Iran. Ai tha se grupi kishte shqyrtuar metodat e transportimit nga Shtetet e Bashkuara, mes tyre përdorimin e një evakuimi të stilit ushtarak nga qyteti i Nju Jorkut dhe transportimin e saj në rrugë detare në Venezuelë, qeveria e së cilës është një aleate e Iranit. Asnjë nga të katër personat nuk është arrestuar./VOA

Tags: irankomplotMasih Alinejadrrembim

TË LIDHURA

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

15:28 | 06/08/2022
Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)
Bota

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore
Bota

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Next Post
“Fituam të drejtën e mohuar nga historia”/ Ngjela komenton hapjen e negociatave

Krerët e korruptuar të politikës shqiptare janë të kapur nga Moska e Beogradi

Arrestimet e zyrtarëve, Lubonja: Pse SPAK nuk i hapi proceset para zgjedhjeve?

Ndërtoi rrugën Tiranë -Elbasan, kompania greke lë pas një ‘mal’ me borxhe

ARRSH jep njoftimin: Ngushtohet karrexhata në aksin Tiranë-Elbasan (Arsyeja)

JU REKOMANDJOMË

Kategoria Superiore/ Vllaznia ndëshkon Bylisin dhe marshon drejt titullit

Kategoria Superiore/ Vllaznia ndëshkon Bylisin dhe marshon drejt titullit

2 vjet ago
Demokratët vënë “kujën”: Ja sa milionë ka vjedhur Rama me shokët e tij

Demokratët vënë “kujën”: Ja sa milionë ka vjedhur Rama me shokët e tij

4 vjet ago
Refuzoi 2.5 milionë euro, Interi rrit ofertën për Milan

Refuzoi 2.5 milionë euro, Interi rrit ofertën për Milan

4 vjet ago
Rihapet dosja ‘Gërdeci’, Mediu në ‘duart’ e SPAK

Rihapet dosja ‘Gërdeci’, Mediu në ‘duart’ e SPAK

11 muaj ago




TË FUNDIT

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

by Mar Si
15:28 | 06/08/2022
0

Ukrainasit sfidues po martohen në numër më të madh, ndërsa lufta vazhdon. Në Kiev, 9.120 martesa u...

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

14:32 | 06/08/2022
Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

14:06 | 06/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com