Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Gazetaria në Shqipëri vritet”, Marku tregon arsyen pse nxehet aq shumë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Gazetaria në Shqipëri vritet”, Marku tregon arsyen pse nxehet aq shumë

Profesori i Shkencave të Komunikimit Mark Marku dha një intervistë mbrëmjen e djeshme ku foli për rolin e gazetarisë në situatën e trazuar politike dhe jo vetëm.

I ftuar në emisionin “A shoë” në Neës24, Marku ndër të tjera u pyet për faktin se pse nxehet kaq shumë. Përgjigjja e tij ishte se nxehet për shkak se nuk duron hipokrizinë, duke kritikuar edhe mënyrën se si bëhen debatet në Shqipëri.

“Nxehem nga hipokrizia që ndodh. Mendoj se kjo hipokrizi fyen të gjithë, fyen qytetarët, plus mënyra si janë organizuar debatet në Shqipëri është shumë problematike. Kjo sepse këtu vjen gjithmonë dikush që ty nuk të lë të flasësh. Mendoj se kjo shfrytëzohet shumë mirë, sidomos nga ata që organizojnë propagandën e instrumenteve të komunikimit.

Unë mundohem të kuptoj tjetrin, sepse edhe unë kam nevojë të shpjegohem. Unë nuk nxehem me kolegë, por me përfaqësues të qeverisë. Mendoj se në një sistem demokratik, qytetarët kanë nevojë të nxehen, ndërsa qeveria nuk ka të drejtë të nxehet. Qytetarët mund të jenë arrogantë, në kuptimin të kërkojnë, ndërsa qeveria do të duhet të jetë e përulur. Në këtë kuptim, unë e quaj etikë reagimin tim. Do ndihesha mirë që të thosha fjalë të mira për qeverinë, edhe kur punon mirë. Në media duhet kritikë për qeverinë. Unë s’kam qenë dakord me qeverinë, edhe kur e kam votuar qeverinë”, deklaroi Marku.

Më tej, Marku foli edhe për rolin e gazetarisë në Shqipëri teksa u shpreh se gazetaria po vritet, por pavarësisht goditjes që merr nga qeveria, në gazetari ka dhe do ketë gjithmonë zëra që do të dalin kundër qeverisë.

“Mendoj se kemi arritur në një pikë delikate të shqiptarëve në demokraci. Ne jemi në përkuljen për të vrarë gazetarët. Gazetarët në Shqipëri nuk janë të lirë dhe ndaj gazetaria vritet.

Por pavarësisht goditjeve që merr, unë mendoj në thelb se kategoria më rezistente ndaj qeverisë janë gazetarët. Ka në media njerëz që janë antiqeverisë. Kjo tregon se kemi krijuar profil të profesionit të gazetarit. Ka gjithnjë e më shumë gazetarë që nuk duan të heqin dorë nga ky profesion, pavarësisht se kushtet janë të pafavorshëm. Unë mendoj se ka qytetarë që duan demokracinë.

Mendoj se projekti i Ramës ka marrë goditje nga qytetarët. Unë mendoj se ka pasur refuzim masiv ndaj qeverisë. Në këtë kuptim, gazetarët, akademikët dhe qytetarët janë rezistentë ndaj qeverisë së Edi Ramës”, tha Marku.

Tags: gazetariahipokraziMark Markunxehet

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
Pas deklaratës për dorëheqje, Policia bastis shtëpinë e kryeprokurores në Shkup

Pas deklaratës për dorëheqje, Policia bastis shtëpinë e kryeprokurores në Shkup

A do ia hanë kokën Metës? Salaj: Mund të kishte përfunduar më keq

A do ia hanë kokën Metës? Salaj: Mund të kishte përfunduar më keq

“Paketa antishpifje një projektligj i Putinit”, Marku: Pengon në zbulimin e skandaleve

“Paketa antishpifje një projektligj i Putinit”, Marku: Pengon në zbulimin e skandaleve







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

by mirseda
20:41 | 12/02/2026
0

Nesër (e premte) në mesditë, 7 të ndaluarit gjatë protestës së 10 shkurtit e organizuar nga opozita...

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

19:40 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com