Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Identikiti i presidentit të ri, pas kazusit Meta dhe ri-arrnimi i Kushtetutës

Presidenca ka reaguar pas artikullit në gazetën austriake “Kronen Zeitung”, duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimi është përcjellë nga ana e zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi. Gazeta më e madhe austriake “Kronen Zeitung” ka zbuluar një histori korruptive, ku protagonist është Presidenti Ilir Meta. Sipas gazetës, kjo histori mund të trondisë politikën shqiptare. Por si kundërpërgjigje, Tedi Blushi thekson se Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka autorizuar stafin dhe mbrojtësit ligjorë, që të përgatisin menjëherë padinë “Për përhapjen e të dhënave të pavërteta”, “Shpifje”, “Cenim të imazhit publik”. Po sipas tij, në këtë mënyrë, shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar përballë drejtësisë.

Ja se çfarë shkruan zëdhënësi i Metës

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është njohur sot me një shkrim pa autor të publikuar në gazetën austriake “Kronen Zeitung”, artikull që përmban veçse shpifje dhe gënjeshtra, të hershme dhe të konsumuara prej vitesh.

Këto shpifje, mjerisht të fabrikuara dhe të hedhura në tregun mediatik edhe kohë më parë, e kanë marrë përgjigjen shumë të qartë dhe në mënyrë asgjësuese, që në prill të vitit 2018.

Edhe kjo përpjekje e radhës, e rifabrikuar në mënyrë qesharake dhe vulgare, do të marrë përgjigje përpara drejtësisë austriake.

Presidenti i Republikës, ka autorizuar stafin dhe mbrojtësit ligjorë, që të përgatisin menjëherë padinë “Për përhapjen e të dhënave të pavërteta”, “Shpifje”, “Cenim të imazhit publik”, që në këtë rast cenon rëndë edhe interesat e larta shtetërore.

Në këtë mënyrë, shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar përballë drejtësisë.

Presidenti i Republikës garanton se beteja e Tij për mbrojtjen e interesit publik dhe luftën kundër korrupsionit, jo vetëm që nuk do të ndalet, por do të përshkallëzohet, që nga zbardhja e plotë e aferës së inceneratorëve (që deri tani vetëm sa është gërvishtur), si dhe të gjitha aferat e tjera.

Sipas gazetës austriake, Meta pagoi 700.000 dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan, Donald Trump.

“Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700.000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited nga një avokat i afërt me Metën”, shkruan “Kronen Zeitung”.

Gazeta e njohur denoncon edhe shpenzimet e tjera për lobim të çiftit presidencial, madje edhe ndërhyrjet estetike dhe të shtrenjta të Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi.

Artikulli i plotë:

Lotët rrjedhin nëpër faqe, duart dridhen, zëri meket. Frika e një denoncuesi ndaj autoriteteve shqiptare është e dukshme gjatë një takimi me “Krone” në një vend sekret.

Çfarë ka ndodhur? Denoncuesi iku në Austri për shkak të akuzave dhe frikës së një atentati. Aty ku tani duhet të kishte marrë statusin e mbrojtjes. Ai mund të trondisë mjedisin politik shqiptar.

Ajo që tregon denoncuesi në prani të avokatëve të njohur të Vienës, ju bën të uleni dhe të dëgjoni me vëmendje. Provat mund të tronditin peisazhin politik të Shqipërisë dhe të rrëzojnë askënd tjetër veç Presidentit të Shqipërisë.

Ilir Meta (53 vjeç) ka mbajtur jo pak poste në karrierën e tij. Ai themeloi partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilën e drejtoi deri në vitin 2017. Ai ka qenë kryetar i Parlamentit për disa vite dhe është President i Republikës që nga viti 2017. Që nga ajo kohë erdhën flukse parash, që dëshmitari kryesor i përshkroi si “thellësisht të korruptuara”.

Është e paqartë se kush e ka paguar udhëtimin në Uashington, sepse më 20 janar 2017, Meta ndau një foto të tij dhe një kolegu në inaugurimin e Donald Trump përballë Kapitolit në Uashington.

Për të fituar akses në inaugurimin dhe zyrtarët republikanë, ata thuhet se lobuan me zell përmes një kompanie guaskë qipriote. Kostoja: 700.000 dollarë. Deri më sot, është e paqartë se kush ka paguar në të vërtetë për të. Vetë Meta pretendon se është ftuar nga republikanët. Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700.000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited nga një avokat i afërt me Metën.

Pak javë para inaugurimit është lidhur një kontratë mes palës së LSI-së dhe avokatit, për pjesëmarrjen në inaugurim. Menjëherë pas kësaj, Meta u bë edhe President.

Operacione estetike të dyshimta për Zonjën e Parë:

Duke qenë se lobimi me pagesë është i vështirë për t’u pranuar në pozicionin e tij si President, kontrata u ndërpre, për të lidhur menjëherë një kontratë të re për “Dorelitën”, e cila nuk ka asnjë aktivitet biznesi. Në listën e tyre të dyshimtë të shpenzimeve: 50 mijë euro në muaj për takime me senatorë amerikanë, darkë, udhëtime dhe me sa duket edhe operacione estetike për zonjën Meta, Monika Kryemadhi, e cila mori kryesinë e LSI-së nga bashkëshorti i saj. Në çdo rast, akuzat rëndojnë dhe prezumimi i pafajësisë vlen për çiftin politik.

Tags: gazeta austriakeKronen ZeitungMeta

TË LIDHURA

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir
Aktualitet

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025
Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!
Aktualitet

Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

15:24 | 15/07/2025
Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba
Politikë

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

15:20 | 15/07/2025
Next Post
Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, "peshqit e mëdhenj" janë në rrjetë

Strategjia detare 2035

Strategjia detare 2035

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel
Bota

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

by mirseda
15:58 | 15/07/2025
0

Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar...

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025
Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

15:24 | 15/07/2025
Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

15:20 | 15/07/2025
Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

14:42 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com