Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Gafa e rëndë e Markoviçit në Shkodër dhe e vërteta e…

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Gafa e rëndë e Markoviçit në Shkodër dhe e vërteta e…

Kryeministri malazez Dushan Markoviç, ka dhënë sot në Shkodër një deklaratë që nuk u prit shumë mirë nga qarqe të ndryshme në vend.

“Këtu në Shkodër jam si në shtëpinë time, minoriteti malazez këtu është një urë bashkëpunimi mes dy vendeve”, tha ish-shefi i shërbimit sekret të Milo Gjukanoviçit, i cili u vu në krye të qeverisë në vitin 2016, pikërisht pasi ariti të shmangte komplotin ndaj shefit të tij, sot president i Republikës së vogël fqinje me Shqipërinë.

Pas deklaratës së Markoviçit, ka deklaruar menjëherë diplomati dhe publiçisti i njohur shqiptar, Shaban Murati.

“Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, deklaroi në Shkodër në 3 korrik 2018 në një takim qeveritar dypalësh: “Sot në Shkodër unë kam të njejtën ndjesi sikur jam në shtëpinë time”.

Dy pyetje të thjeshta lindin vetiu:

1-A do ta bënte kryeministri i Malit të Zi të njejtën deklaratë edhe në Vlorë?

2-A do të pranohet se malazezët janë vëllezërit tanë të një shtëpie?”, shkruan Murati në një postim në Facebook.

Por në fakt, deklarata e Markoviçit ngjan së paku “e pakujdesshme”, edhe pse realisht Shkodra dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie mjaft të ngushta.

Liqeni i Shkodrës është aseti më i rëndësishëm gjeopolitik që bashkon republikën e vogël me qytetin më të madh verior, plus Ulqinit, fshatrat e Anës së Malit, Krajës, Tuzit e Malësisë, që nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e trupit të rajonit të Shkodrës.

Por siç dihet tashmë, në vitin 1913 Mali i Zi bombardoi dhe rrethoi Shkodrën në një betejë epike ku pati viktima e dhunë brutale nga Knjaz Nikolla, mbreti malazez i ndihmuar nga Moska.

Pikërisht për këtë histori që nuk është shumë e largët, pak më pak se 100vjeçare, deklarata e Markoviçit, do të duhet të ishte e kujdesshme.

Madje nuk do të ishte aspak keq sikur kryeministri malazez të kërkonte falje për viktimat që parardhësit e tij kanë shkaktuar në Shkodër.

Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, e ka bërë edhe në Srebrenicë, edhe në Kroaci. Mund ta kemi inat sa të duash, por deklaratat janë të shkruara edhe zyrtare.

Ndërkaq, Markoviç ka kujtuar atë që quhet “pakicë malazeze” në Shkodër.

Në fakt këtu ka një kaos total dhe paqartësi, pasi nuk bëhet fjalë për një pakicë të vërtetë malazeze por për një komunitet ortodoks sllav, i cili në shumicën e tij është etnik shqiptar.

Në kohën e Luftës Ballkanike e cila u zhvillua kryesisht në trevat shqiptare të Republikës së Maqedonisë Veriore, përkatësisht në fshatrat ku jetonte një popullsi ortodokse shqiptare në krahinën e Dibrës dhe të Strugës, u krye një genocid i vërtetë.

Shumë familje nga Reka e Struga erdhën në Shkodër ku jo thjesht u ngujuan si muhaxhirë, por u integruan si qytetarë 24 karatësh shkodranë. Emrat më të famshëm të këtyre ortodoksëve dibranë e struganë janë Millosh Gjergj Nikolla, alias Migjeni, kreu komunist e luftëtari Vasil Shanto, mjeku i njohur Nikolla Shurbani, shkrimtari Llazar Siliqi, familja Postoli etj.

Këta ortodoksë të Dibrës dhe Strugës ishin kryesisht furrtarë, pasi duke ardhur nga një zonë shumë artizane e Perandorisë Osmane e kishin zanat mjaft të lëvruar gatimin dhe pjekjen e bukës.

Këta familje bënë shumë para në Shkodër dhe u kthyen në pjesë të elitës duke blerë shtëpi në zemrën e qytetit verior.

Ky komunitet i ka kryer ritet fetare ortodokse në Kishën Ortodokse sllave e cila varej dhe varet edhe sot nga Patriakana Serbe.

Kisha serbe i ka konsideruar këta shqiptarë si pjesë të pakicës serbe.

Në Shkodër jetojnë edhe një komunitet i madh që quhen “podgoriçanët”. Ata janë ardhur në kohën e nisjes së masakrave të Çubriloviçit në fillim të shekullit të ‘20. Janë të gjithë muslimanë, shqiptarë 24-karatësh dhe kanë qenë dikur elita e Podgoricës. Nga dhuna e terrori erdhën në Shkodër. Mbahet mend ardhja mitike e një piloti të ushtrisë jugosllave me avionin e tij, Kapllan Diglisiçit, i cili, pasi bleu një tokë në Shtoj, krijoi dhe vreshtat e famshme rrushit të varietetit Kallmet dhe pemtoret e mëdha që më vonë i shtetëzoi komunizmi.

Në Shkodër ka banorë me mbiemrin Shpuza, si fshati në Mal të Zi që është shpopulluar dhe asimiluar totalisht; ka mbiemra Kraja që kanë ardhur nga fshati i famshëm shqiptar në Mal të Zi; ka banorë me mbiemrin Hoti, Gruda, Ulqini që gjithashtu kanë ardhur nga trevat që pas Kongresit të Berlinit i mbetën Malit të Zi.

Ndërkaq, në Vrakë, fare pranë Shtojit, kanë ardhur një komunitet i vogël sllav me origjinë nga Zeta e Petrovaci, të cilët u kanë ikur hasmërive.

Ky komunitet ka jetuar dhe jeton me një harmoni model me banorët e Shtojit, Gucisë së Re dhe Grudës, por edhe Malësisë së Madhe që ka fqinj. Janë një komunitet i vogël por mjaft i respektuar, një pjesë e të cilëve ikën në vitin 1990 masivisht në Jugosllavi dhe Millosheviçi provoi t’i dërgonte në Kosovë, por ata u larguan menjëherë. Disa jetojnë në rrethinat e Beogradit, e disa shkuan në Mal të Zi ku përgjithësisht u morën me tregti. Janë punëtorë dhe njerëz shumë korrektë. Gati 60% u rikthyen në fshat për të ndërtuar shtëpi dhe i ruajnë marrëdhëniet me shoqërinë e vjetër shkodrane.

Edhe pse sllavë, banorët e Vrakës janë qytetarë korrektë dhe me shumë raste janë treguar më “shqiptarë se shqiptarët”.

Pas vitit 1990, Beogradi tentoi të krijojë një pakicë false në Shkodër, duke manipuluar njerëz meskinë që shfrytëzonin vizat që i shërbenin shkodranëve për tregti në Tuz, kryesisht gjatë kohës së luftës  në Bosnjë, ku lulëzoi një tregti mjaft e begatë dhe ku Jugosllavia kishte nevojë për të gjitha mallrat.

U krijua një shoqatë, “Moraça-Rozafa” ku bënin pjesë disa podgoriçanë dhe më pak vrakaçorë. Një pjesë e këtij grupi u rekrutuan edhe nga regjimi serb, e madje arritën të marrin poste shumë të larta shtetërore që i kanë edhe sot.

Por kurrë kjo shoqatë nuk pati impakt tek njerëzit që i injoruan. Kjo është edhe panorama e “minoritetit” malazez në Shkodër, që as historikisht e as realisht nuk ekziston. Shkodra nuk është gjë tjetër veçse qendra gravitacionale e trevave shqiptare të Malit të Zi…/tesheshi.com/

Tags: gafaMarkoviçitrëndëShkodervërteta

TË LIDHURA

PD kërkesë urgjente KQZ për moscertifikim të rezultatit nga vota e diasporës dhe auditim
Aktualitet

PD kërkesë urgjente KQZ për moscertifikim të rezultatit nga vota e diasporës dhe auditim

18:47 | 20/05/2025
Nga Shqipëria në Tajlandë, kapet në Francë me 44 kg marijuanë 21-vjeçarja shqiptare
Aktualitet

Nga Shqipëria në Tajlandë, kapet në Francë me 44 kg marijuanë 21-vjeçarja shqiptare

18:39 | 20/05/2025
Mbeti jashtë Parlamentit, Etilda Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe
Aktualitet

Mbeti jashtë Parlamentit, Etilda Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

18:36 | 20/05/2025
Next Post
Trump hap një tjetër “front lufte”, godet NATO-n

Trump hap një tjetër “front lufte”, godet NATO-n

E shpallën të vdekur/ Gruaja gjendet duke marrë frymë në frigoriferin e morgut

E shpallën të vdekur/ Gruaja gjendet duke marrë frymë në frigoriferin e morgut

Emrat/Çiftin e ri shqiptar në hall, çdo ndodhë me vogëlushen e tyre

Emrat/Çiftin e ri shqiptar në hall, çdo ndodhë me vogëlushen e tyre

JU REKOMANDOJMË

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025




TË FUNDIT

PD kërkesë urgjente KQZ për moscertifikim të rezultatit nga vota e diasporës dhe auditim
Aktualitet

PD kërkesë urgjente KQZ për moscertifikim të rezultatit nga vota e diasporës dhe auditim

by mirseda
18:47 | 20/05/2025
0

Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë urgjente Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos certifikim të rezultatit...

Nga Shqipëria në Tajlandë, kapet në Francë me 44 kg marijuanë 21-vjeçarja shqiptare

Nga Shqipëria në Tajlandë, kapet në Francë me 44 kg marijuanë 21-vjeçarja shqiptare

18:39 | 20/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit, 167 mijë $ për fushatën në Facebook, ja cila parti ka shpenzuar më shumë për reklama online

Zgjedhjet e 11 majit, 167 mijë $ për fushatën në Facebook, ja cila parti ka shpenzuar më shumë për reklama online

18:38 | 20/05/2025
Mbeti jashtë Parlamentit, Etilda Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

Mbeti jashtë Parlamentit, Etilda Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

18:36 | 20/05/2025
Moti i keq godet juglindjen, tre viktima nga shirat e rrëmbyeshëm

Moti i keq godet juglindjen, tre viktima nga shirat e rrëmbyeshëm

18:07 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com