Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Gabim i rëndë strategjik i kryeministrit Edi Rama

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Gabim i rëndë strategjik i kryeministrit Edi Rama

Nga: Shpëtim Nazarko

Në historinë e shtetit shqiptar, ka pak fjalime të atyre që e kanë përfaqësuar atë dhe që mund të regjistrohen në memorien e përgjithshme. Ato janë të Fan Stilian Nolit në Lidhjen e kombeve, ai i Hoxhës në Konferencën e Paqes në Paris, Alisë në Kombet e bashkuara dhe së fundmi, ai i Ramës në Bruksel. Vetë, më duket ai më i holli, i Alisë, po kjo është çështje shijeje. Fjalimi i Ramës është analog me të Nolit, po natyrisht dhe kjo është çështje shijeje. Një kolosi me talent poliedrik si Fan Nolit, nuk mund t’i afrohet as Rama dhe asnjë tjetër, sepse forma sado e përkryer të jetë, sjell vetëm sqimë, por jo përmbajtje. Nëse fjalimin e Brukselit do ta shikoje si qytetar indiferent, mund dhe ta duartrokisje, dhe ta inkuadroje në ato fjalimet që u përmendën më lart, po çështja duket më e komplikuar sesa duket. Analiza e mëposhtme i shërben tjetër qëllimi dhe nëse arrin diçka e jo për militantët, do të ndjehesha mirë. Po rendis së pari, arsyet, pse fjalimi është një gabim i rëndë strategjik dhe ndoshta, me pasoja afatgjata, më të rënda sesa fjalimi i dytë i Nolit në Lidhjen e Kombeve, ku ai u etiketua si “Peshkop i kuq.”

Pak histori që ka lidhje me ekzistencën dhe krijimin tonë, si shtet

Vladimir Putini, thonë mban në tavolinë një bust të Pjetrit të Madh, apo themeluesit të Rusisë moderne. Mund të mos jetë legjendë, nëse i referohesh dhe fjalimeve të fundit të tij, ku ai përmend gjithnjë paraardhësin e tij. Qëllimet e Pjetrit, ashtu si dhe të Ekaterinës së Madhe, dihen. Formimi i një perandorie, që një nga synimet e saj kryesore, kish Stambollin, që me përkëdheli, gjeopolitistët e kohës së vjetër ruse e quanin Cargrad, apo Kryeqyteti i tretë i Rusisë. Zotërimi i tij ishte i barabartë me zotërimin e botës, referuar pozicionit qëndror të Stambollit, i gjendur po në qendër të botës, nëse vendos një gjilpërë në hartën e saj. Rusët mund ta kishin bërë me lehtësi këtë gjë, veçanërisht pas fitores së koalicionit europian mbi Napoleonin, sepse të gjithë dukeshin të gjunjëzuar nën çizmen e tyre. Mosarritja e qëllimit, i detyrohej Mbretëreshës së detrave Anglisë, që shihte pas kësaj, fundin e saj në këtë zotërim, që veç të tjerash lidhte Lindjen me Perëndimin.

Kështu që sa herë flota ruse arrinte Stambollin, flota engleze dilte përpara dhe gjërat rifillonin nga e para. Po nëse deti ishte kështu i ruajtur nga rreziku, problemi ishte i ngjashëm dhe për rrugët tokësore, nga ku rusët mund t’i arrinin qëllimet e tyre, për Ngushticën e Dardaneleve. Pikërisht për këtë u kujdes Austria e ndoshta, nëse i referohemi një filozofi të madh, ajo u krijua dhe ekzistoi, vetëm për këtë qëllim. Po referuar atij, Austria do të pushonte së ekzistuari kur dhe synimet e Rusisë për zotërimin e Stambollit, pushonin së ekzistuari. Austria u preokupua për mbajtjen e vijave tokësore, që shtriheshin nga Adriatiku deri në Edirne. Pra, vijën Shqipëri-Bullgari, sepse Maqedonia e Veriut, në atë kohë nuk ekzistonte. Austriakët u kujdesën edhe për një komplot – të hiqnin mbretin prorus të kohës, duke e futur prej asaj kohe Bullgarinë, nën ndikimin e Perëndimit, çka vazhdon deri në epokën e sotme të NATO-s.

Kur Petkovi, apo Kryeministri bullgar, që u rrëzua dje, theksoi se e rrëzoi Rusia, mund të priresh ta besosh, nëse i referohemi gjeopolitikës së vjetër. Ajo është pika më e afërt tokësore, që të shpie në realizimin e ëndrës së vjetër ruse. Historiografia jonë, përgjithësisht marksiste, nuk i ka kushtuar shumë analiza çështjes më sipër edhe për shkak të marrëdhënies për një kohë të gjatë me Rusinë, dhe ndikimit të Hoxhës në formulimin e saj. Por, kolosët e Rilindjes kombëtare e dinin shumë mirë këtë çështje dhe një pjesë e pasardhësve të tyre, shkuan deri në gabim në Luftën e dytë, kur u bashkuan me Gjermaninë naziste, për t’i mbetur besnikë gjeopolitikës së kombit.

Po a jemi në konditat e sipërme dhe historia e mësipërme është vetëm histori, e nuk jemi në kohën e Pjetrit të Madh, dhe sa ka lidhje, çfarë u tha me fjalimin e djeshëm në Bruksel?

Në një gjykim të karakterit të përgjithshëm, mund të thuhet se kemi të bëjmë me këto lloj kondicionesh, që vlerësojnë se në çfarë realiteti jemi. Nëse lufta është e karakterit botëror, gjeopolitika e vjetër, nuk funksionion. Kjo, sepse ai që e fillon Luftën botërore, i do të gjitha. Në konditat e Luftës së ftohtë, siç ishte situata pas Luftës së dytë, palët barrikadohen brenda domeneve të tyre dhe situatat gjykohen nga ustallarë të dorës së Kisingerit, apo Bzherzhinskit. Po nëse nuk jemi as në Luftë Botërore e as në Luftë të ftohtë, situatën e merr në dorë gjeopolitika e vjetër, që vazhdon aty e kanë nisur të parët e tyre. Në zallamahinë e rrëmujës së tanishme, që vazhdon aty ku e kanë nisur, ka analiza që referuar Putinit, mendojnë se ai kërkon influencën e dikurshme sovjetike, çka të çon drejt situatave që karakterizojnë Luftën e ftohtë. Ndërkaq, aneksimi i Krimesë prej tij, në 2014-ën, tregon se më shumë, situata i ngjan ëndrrës së Pjetrit dhe Ekaterinës së Madhe.

Dhe kjo situatë i ngjan Luftës së tmerrshme të Krimesë dhe betejave për Sevastopolin e viteve 1850-1856, ku Anglia, Franca, Turqia u vunë përballë Rusisë, që kishte po të njëjtën strategji, si të Putinit tani. Mund të thuash, parë nga rëndësia e aleancave, në një kohë kur Amerika dhe Kina, nuk ishin këto që janë, ajo ishte normalisht një luftë gati botërore. Mund të heqësh shumë paralele, apo të analizosh situata analoge për të thenë se, ajo që bën Putini është një hibrid i Luftës së ftohtë dhe vazhdim i gjeopolitikës së vjetër. Në një gjykim të thatë, megjithatë, mund të thuash edhe që Putini, është jo i qartë në atë që kërkon.

Krijimi i një zone të ngjashme me të Luftës së ftohtë, apo rikrijimi i Perandorisë stalianiane, duket se nuk ka ndonjë shans për sukses. Gorbaçovi, me të cilin, pata dikur rastin të flisja në Tiranë, ishte i pakëndaqur me situatën e krijuar pas 1990-ës, duke u hedhur fajin amerikanëve. Ndërkaq ishte i qartë se Pjerestrojka, për të cilin, thuhej se kishte baba real Andropovin, apo paraardhësin e Putinit në KGB-në e dikurshme, në thelbin e saj kishte heqjen e “Skllevërve të Lindjes komuniste” që ishin tanimë jo begati për BRSS, por një barrë që duhej mbajtur në kurriz e duhej ushqyer me bukë.

Pra, ata dhe territoret e tyre duheshin liruar, sepse ngado që të shkonin, do të binin prapë pre e Rusisë, që kishte pasuritë dhe lëndët e para të shumicës së botës. E kur të ishin të lirë, do të vinim kësaj radhe, t’i blinin ato sa më shtrenjtë që mundej. Nuk e kuptova tamam Gorbaçovin, po mendoj se ai e kishte më të qartë se paraardhësi i tij, se pushteti i territoreve ishte më pak frytdhënës, sesa ai që sigurohej nga pushtimi ekonomik nëpërmjet lëndëve të para. Po të shtosh këtu, analizën e një strategu amerikan që, në njëqind vjetët e fundit, ai që ka pushtuar ka dalë i humbur, në fund të historisë, më e saktë duket ideja e agresionit ekonomik nëpërmjet lëndëve të para…

Putini, që në kulturë, apo shteformim, natyrisht, nuk është as Pjetër, apo Ekaterinë e Madhe dhe as Stalin, por një përzierje, ndoshta më e patalentuara e tyre, është megjithatë e vështirë të kuptohet, në cilën prej varianteve të gjeopolitikës lundron. Duke u kthyer në fillimin e shkrimit, mund të analizojmë, pse është e gabuar filozofia e kryeministrit tonë e jo vetëm në lidhje me Bullgarinë, por edhe me “Ballkanin e hapur” që përmend me aq dëshirë, kohët e fundit. E kjo, jo për t’u kthyer edhe ne, në kohët e gjeopolitikës së vjetër, kur pas Napoleonit, për të kënaqur dëshirat e Rusisë që mundte rregullisht në tokë Perandorinë e kalbur turke – perëndimi, në kurriz më së shumti të Shqipërisë, falte tokat e saj duke krijuar dhe fuqizuar dy plasdarma proruse në Ballkan, Serbinë dhe Greqinë

Ç’do të thotë, të prekësh marrëdhëniet Tiranë – Shkup – Sofie?

Duke ndërtuar vijën tokësore mbrojtëse Shqipëri – Bullgari, për t’u mbrojtur nga Rusia, austriakët po ndërtonin, nëse bëjmë krahasim, një alla “Vijë Mazhino”, që Franca e ndërtoi në Luftën e dytë kundër Hitlerit. Kjo vijë priste gjithë linjat e komunikacionit, jo vetëm të Rusisë, por edhe të vetë Europës, në rast konflikti. Në konditat e sotme, kur në skenë është edhe Maqedonia e Veriut, duket po e njëjta situatë. Po natyrisht, mund të themi se Shqipëria, ashtu si dhe dy vendet përkatëse janë vende të vogla dhe nuk mund të bëjnë “politikë planetare”. Po a është kjo vijë austriake, një mrekulli që, së pari, i duhet Shqipërisë për t’i kujtuar Europës dhe të tjerëve, se ajo bashkë me dy vendet e tjera, kanë në dorë më shumë se mendohet?

Nëse heq një vijë thuajse të drejtë në hartë, nga Vlora ose Durrësi, sipas vijës së njohur romake Apia-Egnatia, që kalon në Shkup e pastaj, në Sofje, duke mbaruar në Stamboll, ke bërë mendërisht atë që quhet Korridori i 8-të. Ky korridor kryqëzohet me një nga korridoret më të rëndësishme të botës, atë 10-të në Shkup, që lidh Lindjen me Perëndimin.

Nëse Shqipëria, që ka në dispozicion Vlorën, apo ndryshe portin me potencial nga më të më të mëdhenjtë e e Europës e më gjërë (në Orikum, thellsia natyrale shkon deri në 57 m, kundrejt 14-26 m që ka porti më i madh i Hollandës), Vlora do të ishte një pikë që binte furnizime me mall, nga të mëdhenjtë e kësaj bote, nëpërmjet Gjibraltarit. Po ka ende. Afrika Veriut, me 500 milionë njerëz, drithëra dhe blegtori, e ka atë thuajse portin e vetëm më rentabël, për të prurë gjënë e saj. Në Maqedoninë e Veriut, ku vjen Korridori 10-të, apo Lindje-Perëndim, vijnë mallra prej Europës, por dhe kanalit tjetër nga më të rëndësishmit e botës, Suezit, mallra që pastaj, me trena të shpejtë përshkojnë Ballkanin.

Prej këtij pozicioni gjenial të Maqedonisë së Veriut, për të cilën, Bismarku thoshte, se kush e zotëron atë, zotëron Ballkanin e rrjedhimisht Europën, mund të shkosh në Stamboll e në Lindje, apo të lidhesh edhe me Rrugën e Mëndafshit. Po mund të shkosh në Europën qendrore, apo në Rusi, nëpërmjet Ukrahinës. Ç’domethënë të nëvleftësosh një pozicion të tillë strategjik, ku kryqëzohen dy korridore që furnizohen nga Europa dhe Lindja, dhe nga dy nga kanalet më të rëndësishme të botës, ku gjendet potencialisht një nga portet më të mëdha të Europës? Ç’domethënë që të mos shfrytëzoh këtë “Vijë mazhino” të tre vendeve, ku Shqipëria ka një poziocion po gjenial, bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë? Pozicion që, në luftë edhe në paqe, mbetet nga vijat më të rëndësihme të komunikimit, për vetë Europën e më gjerë. Pozicion që mund të quhet “Llozi i portës”, që mban vijat tokësore drejt Stambollit, apo Lindjes?

Nuk do të habitesha nëse aleatët e “Ballkanit të hapur” e më tutje, do të rrudhnin jo vetëm buzët e të flaknin përtej çdo aleancë dhe mirëdashje, nëse Shqipëria i përvishej me Maqedonine Veriut dhe Bullgarinë, këtij korridori dhe Portit të Vlorës. Besoj që Europa, do ta shihte, ca më shumë më respekt historinë tonë, apo përpjekjet për t’iu bashkuar asaj. Thua, fqinjët që nëse bëhet kjo gjë, me pozicionin e tyre më të disfavorshëm gjeografik, do na duartorkisnin?.. Vetëm kur mendoj se rruga më e keqe e Shqipërisë dhe pas 30 vjetësh, është ajo që lidh portet tona me Maqedoninë, mendoj se pse nuk e duan… Besoj që dhe nëse sa më sipër ka fantazi, Korridori i 8-të është themeli i Shqipërisë, apo një nga pikat ekzistenciale të saj dhe Strategjisë kombëtare.

Po duke e mbyllur këtë shkrim, me shpresën që ca më të ditur se unë, të fillojnë e të bëjnë analiza, a të ndërtojnë Institutin e Strategjisë kombëtare, siç e ka çdo shtet normal, mund të them. Kryeministri, duke fyer Bullgarinë, ka bërë një gabim të rëndë strategjik, që dhëntë Zoti, nuk ka pasoja të gjata. Aksi Shqipëri-Maqedoni e Veriut-Bullgari, nuk është vetëm, shumë herë më i rëndësishëm se “Ballkani i hapur”, por edhe një nga pikat që Shqipërinë, e bën më shumë se mendojnë…/Konica.al

Tags: ramashpetim nazarko

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Prodhuesit e ujit, të shqetësuar nga shtrenjtimi i lëndëve të para

Prodhuesit e ujit, të shqetësuar nga shtrenjtimi i lëndëve të para

Greqi/”U tërbua nga xhelozia”, dhunoi gruan para se ta vriste me thikë

Greqi/"U tërbua nga xhelozia", dhunoi gruan para se ta vriste me thikë

Si u bëra agjente e SHISH

Si u bëra agjente e SHISH

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com