Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Fyerjet e Murrizit, reagon ashpër Avokati i Popullit: Të merren masa urgjente!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fyerjet e Murrizit, reagon ashpër Avokati i Popullit: Të merren masa urgjente!

Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi, gjatë një konference për shtyp u ka kërkuar falje të gjithë personave që janë me aftësi të kufizuara, për shkak se disa ditë më parë ofendoi një komentues në rrjetin social duke e quajtur ‘down’.

Mirëpo, Murrizi nuk la pa sulmua Avokaten e Popullit, e cila kishte reaguar më parë për këtë rast, për të cilën tha se: “Të mos bëjë ciu-ciu me deklarata false, se ka dy vjet që e ka ngrohur karrigen dhe s’e ka ditur se ekziston ky grup social, vetëm kur të ngritën zgupthi ata që e drejtojnë dhe e çuan tek ky grup shoqëror. Të kishte folur edhe për politikanet VIP-a, që në dalje publike s’kanë lënë grup shoqëror e social pa ofenduar, duke përdorur termat “hajdut”, “qorr””.

Lidhur me këto deklarata, ka reaguar edhe Avokati i Popullit, ndërsa ka kërkuar masa urgjente ndaj manifestimit të urrejtjes gjinore në Kuvend.

“Edhe pse qëndrimet e Avokatit të Popullit janë institucionale, zoti nënkryetar i Kuvendit ka veçuar faktin që titullarja e këtij institucioni është një grua, për t’iu drejtuar asaj me përbuzje si të ishte një qenie e një shtrese inferiore e cila duhet të heshtë kur ai përdhos i pashqetësuar me fjalorin e tij komunitete të gjera qytetarësh të disavantazhuar të shoqërisë sonë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e bërë nga AP.

Reagimi i institucionit të Avokatit të Popullit:   

AVOKATI I POPULLIT BEN THIRRJE PER MASA URGJENTE NDAJ MANIFESTIMIT TE URREJTJES GJINORE NE KUVENDIN E SHQIPERISE

Avokati i Popullit e konsideron si të turpshme, të papranueshme dhe të padenjë gjuhën e përdorur ditën e sotme nga nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z.Myslim Murrizi gjatë një konference për shtyp në të cilën presupozohej që do të dëshmohej pendesa e zotit Murrizi për fyerjet e lëshuara prej tij disa ditë më herët në adresë të personave me aftësi të kufizuara.

Me një fjalor që shpreh qartë mendësinë e tij seksiste dhe misogjine, zoti nënkryetar i Kuvendit i është referuar një deklarate të institucionit të Avokatit të Popullit ku denoncohej pikërisht ajo sjellje për të cilën zoti Murrizi po kërkonte ndjesë në deklaratën e tij në ato momente, për të vënë në shënjestër titullaren e institucionit me një fjalor denigrues dhe poshtërues.

Edhe pse qëndrimet e Avokatit të Popullit janë institucionale, zoti nënkryetar i Kuvendit ka veçuar faktin që titullarja e këtij institucioni është një grua, për t’iu drejtuar asaj me përbuzje si të ishte një qenie e një shtrese inferiore e cila duhet të heshtë kur ai përdhos i pashqetësuar me fjalorin e tij komunitete të gjera qytetarësh të disavantazhuar të shoqërisë sonë.

Gjithashtu terminologjia vulgare e përdorur nga zoti Murrizi kundrejt titullares së institucionit të Avokatit të Popullit, është një dëshmi shtesë e përçmimit dhe arrogancës që ai ndjen ndaj gjinisë femërore në përgjithësi dhe sidomos ndaj grave në pozicione zyrtare në veçanti.

Avokati i Popullit është një institucion i pavarur kushtetues në Republikën e Shqipërisë andaj manifestimi flagrant i shpërfilljes ndaj tij si ky rast i fundit me zotin nënkryetar të Kuvendit, duhet të kthehet në një këmbanë alarmi për nivelin fundor ku ka mbërritur respektimi i mekanizmave të tillë si ky institucion nga vendimmarrësit publikë.

Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje zotit Murrizi të rilexojë ose të lexojë Raportin Vjetor që Avokati i Popullit ka paraqitur në Kuvend ku edhe ai ka qenë i pranishëm, për t’u njohur me kornizën e të drejtave të njeriut që duhet të mbrohen dhe promovohen nga shteti shqiptar dhe posaçërisht me nevojën për frenimin e gjuhës së urrejtjes nga zyrtarët publikë.

Avokati i Popullit i bën thirrje drejtuesve të Kuvendit që në mënyrë të menjëhershme dhe shembullore të marrin masa për ndëshkimin e kësaj sjelljeje të papranueshme intimiduese dhe të përsëritur nga ana e zotit Myslim Murrizi në dëm të shtresave të ndryshme vulnerabël të shoqërisë sonë, ku përfshihen edhe gratë.

Vetëm duke vepruar energjikisht e pa u mjaftuar me tërheqje sipërfaqësore vërejtjesh të cilat me sa duket thjesht justifikojnë mendësinë skandaloze të urrejtjes gjinore e të kategorive të tjera sociale në Shqipëri, mund të jepet më në fund një provë serioze se vendi ynë e ka seriozisht përpjekjen e tij për emancipim dhe europianizim.

Avokati i Popullit do ta referojë këtë episod të shëmtuar, të shndërruar në vijë sjelljeje nga ana e disa përfaqësuesve tanë publikë, në institucionet më të larta europiane dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe faktorëve të tjerë diplomatikë.

Gjithashtu Avokati i Popullit u bën thirrje deputeteve, politikaneve, intelektualeve gra si dhe komunitetit të mbrojtjes së të drejtave të grave në shoqërinë civile që bashkarisht të distancohen dhe të dënojnë këtë shfaqje brutale dhe arrogante të urrejtjes gjinore nga një përfaqësues politik në Kuvendin e Shqipërisë.

Tags: Avokati i PopullitMyslim Murrizi

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
I vdes i ati, del nga burgu biznesmeni që porositi “Toyota Yaris” me 3.4 mln euro

I vdes i ati, del nga burgu biznesmeni që porositi “Toyota Yaris” me 3.4 mln euro

“Papërgjegjshmëri kriminale”/ Spahia ngre alarmin: Mungon ilaçi për rezonancën magnetike

"Papërgjegjshmëri kriminale"/ Spahia ngre alarmin: Mungon ilaçi për rezonancën magnetike

Kryeministri britanik humb shumicën në parlament

Kryeministri britanik humb shumicën në parlament







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com