Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Futbolli shqiptar në prag falimentimi, FSHF letër Këshillit të Ministrave

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Sport, Të Gjitha, W-Instant
Futbolli shqiptar në prag falimentimi, FSHF letër Këshillit të Ministrave

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një komunikatë, ku kërkon nga qeveria shqiptare që të përfshijë në skemën e punësimit edhe të punësuarit në klubet shqiptare të futbollit, që në kushtet aktuale po shkojnë drejt falimentimit. FSHF i ka dërguar një letër Këshillit të Ministrave, ku i ka kërkuar garantimin e anës financiare për të gjithë komunitetin e futbollit në Shqipëri, përmes një pakete kompensimi.

Për shkak të pandemisë, është paralizuar puna e klubeve, shkollave dhe akademive të futbollit, duke i çuar ato drejt falimentit. Lidhur me këtë krizë që ka përfshirë edhe Shqipërinë, Federata e Futbollit kërkon që të gjithë punonjësit e përfshirë në sektorin e futbollit, të përfshihen në paketën e kompensimit. Kjo si një e drejtë themelore për të garantuar mbijetesën e familjeve të tyre, në këtë kohë të vështirë.

Njoftimi

Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër Këshillit të Ministrave dhe i ka kërkuar garantimin e anës financiare për të gjithë komunitetin e futbollit në Shqipëri, përmes një pakete kompensimi.

FSHF iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme urdhrit nr. 132 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale më datë 08.03.2020 duke pezulluar të gjitha aktivitetet futbollistike në vend, si dhe u kërkoi klubeve të marrin masa për mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve dhe stafeve teknike.

Njëherazi Vendimi nr.243 i Këshillit të Ministrave i datës 24.03.2020 për Shpalljen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, ka ndaluar tërësisht punën e Federatës së Futbollit dhe të gjitha hallkave të këtij sektori në rang vendi.

Kjo situatë, ka paralizuar punën e klubeve, shkollave dhe akademive të futbollit duke i çuar ato drejt falimentit, duke lënë pa asnjë të ardhur mijëra të punësuar, duke nisur nga futbollistët, trajnerët dhe deri të stafet teknike. Klubet janë në pamundësi për të bërë pagesa, për shkak të ndërprerjes së të gjitha të ardhurave nga biletat, transmetimet televizive si dhe për shkak të tërheqjes së sponsorëve.

Nisur nga kjo situatë, Federata e Futbollit kërkon që të gjithë punonjësit e përfshirë në sektorin e futbollit në vend, të përfshihen patjetër në paketën e kompensimit, si një e drejtë themelore për të garantuar mbijetesën e familjeve të tyre në këtë kohë të vështirë. Federata e Futbollit i është bashkuar mesazhit të qeverisë në thirrjen ndaj qytetarëve për të qëndruar në shtëpi dhe duke ruajtur shëndetin e gjithsecilit.

Këto mesazhe janë pjesë e një projekti kombëtar të FSHF për të kthyer vëmendjen ndaj fëmijëve tanë dhe për ta parë futbollin si një mjet argëtimi dhe përkujdesjeje për ta.

Njëherazi, FSHF i është bashkuar fushatës së FIFA-s dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë në luftë kundër virusit COVID-19, duke e përcjellë këtë fushatë në të gjitha hallkat e botës futbollistike shqiptare.

 

Tags: Federata Shqiptare e Futbollitfutbolli shqiptarKëshilli i Ministrave

TË LIDHURA

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

22:36 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut
Aktualitet

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën
Politikë

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Next Post
Mungesë pajisjesh? Në Londër, respirator vetëm për ata që “kanë gjasa” të mbijetojnë

Mungesë pajisjesh? Në Londër, respirator vetëm për ata që “kanë gjasa” të mbijetojnë

“Jeni krenaria jonë”, Ministrja e Shëndetësisë tregon ku do shërbejnë mjekët

“Jeni krenaria jonë”, Ministrja e Shëndetësisë tregon ku do shërbejnë mjekët

Euro kalon 131 lekë, forcohet ndjeshëm dhe dollari

Euro kalon 131 lekë, forcohet ndjeshëm dhe dollari







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

by mirseda
22:36 | 18/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë për një muaj Ramazani të...

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

21:57 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

21:12 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com