Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë e Topit të Artë që u mbajt të hënën në Paris. Luka Modric e fitoi ‘Topin e Artë’, ndërsa Ronaldo nuk mori pjesë, pasi e dinte se nuk do të triumfonte. Motra e portugezit, Katia Aveiro, ka thënë se futbolli është i kapur nga mafia.
“Fatkeqësisht kjo është bota në të cilën ne jetojmë, e kalbur, mes mafies dhe parasë. Fuqia e Zotit është më e madhe sesa të gjithë kalbësirat. Ai merr kohën e tij, por kurrë nuk gabon. Lojtari më i mirë në botë… për ata që kuptojnë futbollin, sigurisht.”, ka shtuar më tej motra e Ronados.