Një aksident rrugor ka ndodhur orët e para të mëngjesit në aksin Fushë Krujë – Milot.
Një makinë tip ‘Benz’ me targa DR1559E ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike 6000 volt.
Shtylla e goditur ka këputur dhe një shtyllë tjetër gjatë rënies e, për pasojë një pjesë e zonës ka mbetur pa energji elektrike.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Micjanë, ndërsa raportohet se asnjë person nuk është paraqitur në spital.
Sipas policisë, dyshohet se personat që udhëtonin në të mund të jenë persona me probleme ose mund të kenë shkuar direkt në spitalin ushtarak Tiranë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e pronarit të mjetit.