Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Fuqitë e mëdha dhe konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Fuqitë e mëdha dhe konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabakun? Ekspertët mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Azerbajxhanin e banuar kryesisht nga myslimanë shiitë dhe sunitë.

Azerbajxhani. Ky vend në detin Kaspik është i varur nga eksporti i naftës. Meqenëse koniunktura botërore ka mbetur pezull për shkak të pandemisë, çmimi i ulët i naftës krijon humbje në arkat e shtetit, të cilat përndryshe do të ishin të mbushura plot. Në Baku ka pasur demonstrata të azerbajxhanasve të pakënaqur. “Njerëzit vuajnë nga pasojat, që sjell me vete corona”, mendon ekspertja për Kaukazin, Silvia Stöber, e cila udhëton prej vitesh rregullisht këtë rajon. “Përveç kësaj presidenti i Azerbajxhanit Alijev do ta bënte një ditë fakt retoriken e tij agresive kundër Armenisë”, shpjegon ajo.

Azerbajxhani është ushtarakisht mjaft më i fortë se Armenia. Gjthsesi Azerbajxhani mbështetet nga presidenti turk Erdogan. Ka një marrëveshje ndihme midis dy vendeve. Turqia e konsideron veten si mbrojtëse të popujve turq, dhe kërkon mundësi për ta dëshmuar veten si të tillë. Turqia e furnizon Baku-në prej vitesh me armë dhe ndihmon në zgjerimin e infrastrukturës, si për shembull në rrjetin e hekurudhave. Muajt e fundit Erdogani e ka kritikuar disa herë Armeninë. “Me sa duket presidenti Alijev nga kjo mbështetje ndjehet i inkurajuar për të ndërmarrë veprime kundër Armenisë”, mendon Stöber. Ajo thekson se ky është një konflikt etnik dhe jo fetar.

Moska dhe Erivani

Ngjashëm e sheh situatën edhe Alexander Rahr nga Forumi Gjermano-Rus, i cili punon edhe si këshilltar i Gazprom. Ai e cilëson Rusinë kryesisht të krishterë ortodokse si fuqi mbrojtëse të Armenisë, ku jetojnë gjithashtu kryesisht të krishterë. Moska dhe Erivani janë anëtarë të “Organizatës së Traktatit për Sigurinë Kolektive” një aleance ushtarake të iniciuar nga Kremlini. Nga ana tjetër aleati i Azerbajxhanit është Turqia. Moska ka të stacionuar mijëra ushtarë në kufirin jugor të Armenisë. “Pa Moskën Armenia nuk është në gjendje të mbrohet”, mendon Silvia Stöber.

I këtij mendimi është edhe Alexander Rahr, por thekson se Kremlini përpiqet të ketë marrëdhënie të mira me të dy vendet. “Kështu Rusia luan në skenën ndërkombëtare një rol të dukshëm për të gjithë. Prandaj Moska përpiqet të ruajë status-quonë lidhur me Nagorni Karabahun, nuk dëshiron ashpërsimin e situatës”, thotë Rahr. Moska e konsideron Kaukazin si zonën e saj të influencës. Në 30 vitet e fundit Moska ia ka dalë të kufizojë ndikimin e SHBA në këtë zonë. “Pararoja e Uashingtonit në Kaukaz është Gjeorgjia. Azerbajxhani shihet me mosbesim nga SHBA edhe për politikën e tij ndaj të drejtave të njeriut, shpjegon ai. Gjë që i vjen përshtat Rusisë.

Në fakt presidenti Putin furnizon me armë si Armeninë ashtu edhe Azerbajxhanin. Kremlini koordinohet me Baku-në, kur bëhet fjalë për politikën e gazit dhe të naftës. Të dy shtetet i lidh intereresi për të arritur çmime sa më të larta në eksportimin e lëndëve të tyre të para. Muajt e fundit Baku është ankuar disa herë tek Kremlini për politikën e Armenisë në Nagorni Karabak. Se Jerevani po vendos në malet e Karabahut refugjatë të krishterë nga Siria, pra jo vetëm refugjatë armenë. Alijev është i irrituar sepse protestat kundër perëndimit nuk kanë sjellë rezultat.

Grupi “kaukazian” i Minskut – iniciativë e OSBE-së

“Grupi i Minskut” ( i cili nuk duhet ngatërruar me grupin me të njëjtin emër të vendeve, që kujdesen për Ukrainën) përpiqet prej vitesh për zgjidhjen politike të problemit të Nagorni Karabahut. Grupi “kaukazian” i Minskut me SHBA, Francën dhe Rusinë është pjesë e një iniciative të OSBE-së. Në bazë të së drejtës ndërkombëtare Nagorni Karabaku i përket Azerbajxhanit, megjithëse ai është i populluar kryesisht nga armenë. As vetë Armenia apo Rusia nuk e njohin Nagorni Karabakun si shtet të pavarur.

Irani fqinj në këtë konflikt është në anën e Armenisë, thotë Stöber. Në radhë të parë për arsye se azerbajxhanasit, që jetojnë në Iran, kërkojnë të drejtat e pakicës kombëtare, të cilat Irani i refuzon. Në Iran ka edhe një pakicë armene. Ajo trajtohet me dashamirësi. Presidenti i Azerbajxhanit, Alijev kërkon afërsi me shtetet arabe, veçanërisht me ato, që mbajnë qëndrim armiqësor ndaj Iranit.

Ka dy skenarë se si mund të përshkallëzohej konflikti. Së pari në rast se Turqia do të ndërhynte masivisht në konflikt me trupat e saj. Së dyti nëse përplasjet ushtarake do të ndodhnin ne territorin armen. Atëherë do të ndjehej e sfiduar Rusia, mendon Rahr. Në të njëjtën kohë ai është i sigurt, që kjo nuk do të ndodhë. Për Moskën janë të rëndësishme marrëdhëniet e mira me Turqinë. Kremlini shpreson ende që tensionet mes Turqisë dhe NATO-s të rriten dhe që Turqia ta braktisë një ditë Aleancën Perëndimore të Mbrojtjes. Për sa kohë të mos preken interesat ruse, Rusia nuk do të kishte asgjë kundër zgjerimit të pushtetit të Turqisë”, mendon Rahr.

“Do të ishte e dëshirueshme, që SHBA edhe në këtë rajon të përmbushnin funksionin e tyre politik global”, mendon Ulrich Schlie që mban profesurën “Henry Kisinger” për siguri dhe studime strategjike në universitetin e Bonit. Kjo vlen të thuhet sidomos për marrëdhëniet me Turqinë. Ankaraja ka një funksion të rëndësishëm strategjik në NATO. Por ambiciet gjeopolitike të Erdoganit po bëhen një problem gjithnjë e më i madh për rendin ndërkombëtar”, thotë Schlie./DW

Tags: armeniazerbajxhanfuqitë e mëdhakonflikti

TË LIDHURA

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”
Bota

“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”

20:24 | 07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Bota

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

19:12 | 07/07/2025
Next Post
“Hiqen fituesit dhe futen të tjerë”, Berisha denoncon konkursin për Shkollën e Magjistraturës

Denoncimi i Berishës: Në Shqipëri hyjnë euro me kamionë dhe bëhen kulla

Shqipëria, e treta më e shtrenjtë në Europë për çmimet e apartamenteve

Shqipëria, e treta më e shtrenjtë në Europë për çmimet e apartamenteve

Basha: Teatrin Kombëtar do e ndërtojmë siç ishte aty ku ishte, ata që e shembën do dalin para drejtësisë

Basha: Teatrin Kombëtar do e ndërtojmë siç ishte aty ku ishte, ata që e shembën do dalin para drejtësisë

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Seanca në Parlamentin Europian, Berisha: Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira
Politikë

“Dënim politik”, Berisha: Ervin Salianji vuajti izolimin për 9 muaj, kishin për synim burgosjen e të vërtetës

by mirseda
12:49 | 08/07/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri reagimin e parë pasi ish-deputeti demokrat Ervin Salianji fitoi lirinë nga...

Aksident tragjik në Gjader: Humb jetën një turist i huaj

Aksident tragjik në Gjader: Humb jetën një turist i huaj

12:46 | 08/07/2025
“Duam mbrojtje”/ Dosja “Plumbi i Artë”, dy avokatë tërhiqen nga procesi

“Duam mbrojtje”/ Dosja “Plumbi i Artë”, dy avokatë tërhiqen nga procesi

12:35 | 08/07/2025
Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…

U plagos me mjet prerës gjatë një konflikti, 23-vjeçari dërgohet në spitalin e Traumës

12:31 | 08/07/2025
Pas gati 10 muajsh, Ervin Salianji lirohet nga qelia: Në 17:00 do të jem në konferencë nga selia blu

Pas gati 10 muajsh, Ervin Salianji lirohet nga qelia: Në 17:00 do të jem në konferencë nga selia blu

12:28 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com