Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Fundjavë Ndryshe” shpallet personazhi i vitit 2017 nga Top Channel

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria

Nisma e bamirësisë “Fundjavë Ndryshe” është shpallur personazhi i vitit nga televizioni më i madh kombëtar “Top Channel”.

Votuesit e sondazhit në “Top Channel” zgjodhën midis shumë personazheve nismën e bamirësisë “Fundjavë Ndryshe”, e cila u është gjendur pranë shumë familjeve në nevojë.

Në vendin e dytë, pas “Fundjavë Ndryshe” është renditur gazetari i Top Channel Marin Mema, i njohur për ciklin e dokumentarëve “Gjurmë shqiptare”.

Nisma “Fundjavë Ndryshe” me drejtues Arbër Hajdari, dhe nga ana tjetër gazetari Marin Mema janë cilësuar nga votuesit e televizionit “Top Channel” si ndër personazhet më pozitivë për vitin 2017, duke qenë se kanë sjellë për publikun shqiptar realitetet më të prekshme njerëzore.

Në sondazhin e organizuar dhe e ndarë në dy faza nga televizioni kombëtar në 17 vjet të ekzistencës së tij, fillimisht publiku votoi i lirë 5 personazhet më të spikatur, sipas mendimit të tij dhe në fazën e dytë listës me 10 personazhet më të votuar nga publiku iu shtuan edhe 5 personazhe të zgjedhur nga Top Channel.Pas fazës së parë të anketimit 10 personazhet më të votuar nga publiku, sipas një renditje alfabetike ishin Arta Marku, Christian Panuçi, Donald Lu, Edi Rama, Erion Veliaj, Ilir Meta, Lulzim Basha, Marin Mema, Romela Begaj dhe Saimir Tahiri.

Listës Top Channel i shtoi edhe 10 personazhet të tjerë, të spikatur për aksionin e tyre gjatë vitit që lamë pas. Propozimet e Top Channel ishin: prezantuesja e njohur Albana Osmani për nismën e saj “Ti je një luledielli”, banorët e Zharrëzës për protestën e tyre të veçantë, duke udhëtuar nga Zharrëza drejt Tiranës në këmbë, Bashkim Shehu, fitues i çmimit letrar “Balkanica”, Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore, “Fundjavë ndryshe“, nisma e bamirësisë, Reparti i Kërkim-Shpëtimit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër për evakuimin dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve gjatë përmbytjeve të dhjetorit, Igli Tare, drejtori teknik i Lacios, i shpallur menaxheri më i mirë sportiv në Itali, Izmir Smajlaj, i pari kampion Europe për Shqipërinë në kërcim së gjati, Ornela Kapetani, aktorja më e mirë e festivalit ndërkombëtar të filmit në Sarajevë dhe zjarrfikësit e Shqipërisë, që në kushte të vështira pune dhe shpesh me mjete rrethanore përballuan situatën e rëndë të zjarreve gjatë muajve të verës.

Midis gjithë këtyre personazhi triumfoi “Fundjavë Ndryshe” e cila iu është gjendur pranë shumë familjeve në nevojë në zonat nga më thella të Shqipërisë.

Ajo që konstatohet në fazën e dytë të këtij sondazhi është se qytetarët po interesohen gjithnjë e më shumë për kauzat sociale, si ato të “Fundjavë Ndryshe”. Ndërsa politika ka kaluar në një plan dytësor, duke lënë të kuptohet se vendi ka gjithmonë e më shumë për vepra konkrete dhe jo për retorikën e lodhur të politikës. TIRANA TODAY

Tags: fundjave ndryshei vititpersonazhishpalletTop-Channel

TË LIDHURA

Aktualitet

Bordi i Transparencën ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:30 | 04/06/2026
Aktualitet

“Ku fillon drejtësia?” Gogu: Jo në sallën e gjyqit, por në Shkollën e Magjistraturës

12:50 | 04/06/2026
Aktualitet

Dosja Revanshi/ Sa vite burg kërkoi SPAK për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

12:22 | 04/06/2026
Next Post

VIDEO/Përloti shqiptarët, Fundjavë Ndryshe i dhuron Etlevës shtëpinë e re

Furça e dhëmbëve që zbulon sëmundjet e zemrës

Erdogan takohet me Macron në 5 janar







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Bordi i Transparencën ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

by mirseda
13:30 | 04/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve. Çmimi i shitjes me pakicë i naftës është...

“Ku fillon drejtësia?” Gogu: Jo në sallën e gjyqit, por në Shkollën e Magjistraturës

12:50 | 04/06/2026

Trump dhe tarifat e reja ndaj 60 vendeve për “punën e detyruar”

12:45 | 04/06/2026

Dosja Revanshi/ Sa vite burg kërkoi SPAK për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

12:22 | 04/06/2026

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç

12:13 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com