Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Fundjava sportive/ Chelsea, Milan dhe Skënderbeu, ja supersfidat

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Fundjava sportive/ Chelsea, Milan dhe Skënderbeu, ja supersfidat

Shumë emocione do të na dhurojë edhe kjo javë në futbollin vendas dhe në atë evropian. Do të zhvillohet java e shtatë dhe lufta për të marrë vendin e parë është shumë e fortë në të gjitha kampionatet.

Related image

Premier League– Supersfida e javës do të jetë mes Chelsea-Manchester City, një ndeshje që është cilësuar si ndeshja për vendin e parë apo për titull pasi janë dy pretendentët kryesor për ta fituar atë. Me fillim në 18:30 ekipet do të zbresin në”Standford Bridg” me formacionin më të mirë për të dhuruar spektakël dhe për të treguar forcën që kanë ekipet. Conte me organikë të plotë dhe me një moral mjaftë të lartë pas fitores në Madrid përballë Atletikos kërkon të ruaj marshin e fitores. Nga ana tjetër Guardiola me një mungesë të rëndësishme si Aguero do të kërkojë të ruaj kreun dhe të garantojë që ekipi i tij është i fortë për të fituar tituj. Ndërsa Manchester United do të presë në shtëpi Crystal Palace, një sfidë e lehtë për djemtë e Mou pasi janë duke kaluar një formë mjaft të mirë. Liverpool udhëton në Neëcastle Utd për të kërkuar fitoren dhe të gjejë censin e funksionimit të sulmit. Tottenham do të përballet me Huddersfield për të marrë pikët e radhës, por futbolli anglez gjithmonë sjell surpriza. Arsenal me rotacionin e madh që bëri këtë javë në formacion pret në shtëpi Bringhton të dielën për të treguar formën e mirë të që ka gjetur.

Image result for psg

Liga 1– PSG pas triumfit të madh në Champion League me atë fitore 3-0 përballë Bayern Munich, do të ketë përballë Bordeaux. Një kundërshtarë problematik në kampionatin francez, por që mund të kalohet pa problem nga yjet parisien. Monaco do të presë Monpellier, një formë jo e mirë për ekipin e principatës në javët e fundit e bën më të vështirë këtë përballje pasi miqtë barazuan me PSG një javë më parë duke treguar formën e mirë që po kalojnë.

Image result for milan roma

Serie A– Milan-Roma supersfida e javës në kampionatin Italian zhvillohet të dielën me fillim në 18:00. Një Milan me shumë probleme dhe i paqëndrueshëm, do të ketë përballë një Romë të karikuar për fitore dhe që vjen nga një fitore në Champios League, Sfidë e fortë edhe për trajnerin Montella që rrezikon nëse mundet në këtë ndeshje. Ndërsa në 20:45 një sfidë tjetër mjaft interesante vë përballë Atalantën që po tregon një nivel futbolli të lartë dhe një shpirt luftarak me Juventusin kampion. Interi do të udhëtojë në Benevento, ndeshje delikate për zikaltërit pasi kanë treguar vështirësi me skuadrat e vogla. Napoli-Cagliari të dielën në 12:30, ku napolitanët kërkojnë fitoren për të ruajtur vendin e parë dhe të rrisin presionin ndaj Juventusit.

Image result for hertha bayern

Bundesliga– Dortmund që kryeson i vetëm me një golavarazh fantastik, edhe këtë javë pavarësisht disfatës në Champios League me Real Madrid, në kampionat do të kërkojë të qëndrojë në vendin e parë. Përballje e vështirë pasi luan jashtë me Augsburg-un e vendit të pestë që ka treguar se di tu bëjë ballë ekipeve të mëdha. Ndeshja luhet nesër me fillim në 15:30. Të dielën e ka radhën Bayern Munich, i cili shkarkoi edhe trajnerin Anchelotti. Bavarezët do të kenë përballë Hertha Berlin-it. Në këtë sfidë do të shihet nëse vërtet ka pasur probleme mes lojtarëve dhe trajnerit të larguar dhe ata nuk kanë dhënë 100% në fushë.

Related image

Kategoria Superiore– Të hënë do të luhet supersfida e kampionatit, ku Kukësi kampion do të presë në ‘Zeqir Ymeri’ pretendentin kryesorë për titull Skënderbeun. Këta të fundit vijnë nga një superformë e javës që lamë pas, por edhe me disa mungesa për shkak dëmtimesh. Ndërsa Kukësi pritet të jetë me kontingjent lojtarësh të plotë dhe shpreson që me mbështetjen e tifozëve do të bëjë të mundur fitoren. Ndërsa Partizani ka shansin e artë për të gjetur fitoren e parë këtë sezon. Edhe pse me disa mungesa, si ajo e Edgar Canit të kuqtë presin fitoren pasi përballë do të ketë modestët e Lushnjes. /Tirana Today/

 

 

 

Tags: ChelseafundjavamilanSkenderbeusportive/Supersfidat

TË LIDHURA

Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta
Sport

Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta

16:14 | 18/03/2026
Mund të sfidojë Shqipërinë në Play Off të Botërorit, lista e Suedisë
Sport

Mund të sfidojë Shqipërinë në Play Off të Botërorit, lista e Suedisë

15:44 | 18/03/2026
Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë
Sport

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë

12:42 | 17/03/2026
Next Post
Integrimi/Sattler: Shqipëria duhet t’i mendojë mirë 4 vitet në vazhdim

Integrimi/Sattler: Shqipëria duhet t’i mendojë mirë 4 vitet në vazhdim

Guardiola vjen me një deklaratë ‘bombë’

Guardiola vjen me një deklaratë ‘bombë’

Alibeaj: Policia ka kapitulluar përballë krimit

Alibeaj: Policia ka kapitulluar përballë krimit







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com