Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Fshehu pasurinë dhe hetimet për kunatin, Vettingu i ‘pret kokën’ Tom Ndrecës

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Mbylli dosjen e 21 Janarit dhe ndërroi emrin, gjyqtari katërfishon pasurinë (Foto)

Gjyqtari Tom Ndreca, një ndër më të diskutuarit e sistemit gjyqësor për vendimet e tij u rrëzua në veting për dy kriteret e tjera; deklarime të pamjaftueshme për pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Në vendimin e argumentuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton gjithashtu se anëtari i Gjykatës së Lartë nuk justifikoi një vlerë prej 1.3 milionë lekësh, ndërkohë që ngarkohet me përgjegjësinë e fshehjes së procedimit të kunatit të tij për “prodhim dhe shitje narkotikësh”-vepër penale kjo që klasifikohet si krim i organizuar.

Me një karrierë që daton nga viti 1991 si prokuror dhe gjyqtar, Ndreca i kaloi me sukses filtrat e dy institucioneve ndihmëse, ILDKPKI dhe DSIK dhe u konsiderua i përshtatshëm prej tyre. Por trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli përmbysi raportet e këtyre institucioneve dhe vendosi më 17 korrik shkarkimin e gjyqtarit nga detyra.

Hetimi mbi pasurinë e familjes Ndreca ndjek kronologjinë e vendosjes së saj përgjatë viteve dhe përfshin tre apartamente, dy prej të cilave në Tiranë dhe një në Golem. Hetimi përfshiu gjithashtu kursime në vlerën e 1.5 milionë lekëve të deklaruara në fund të vitit 2016, një makinë të padeklaruar në emër të djalit të tij si dhe llogari bankare të zotëruara veçmas nga bashkëshortja dhe djemtë, edhe këto të padeklaruara.

Sa i përket pasurive të paluajtshme, KPK arriti në përfundimin se gjyqtari Ndreca dhe familjarët e tij kishin të ardhura të mjaftueshme për blerjen e tyre. Megjithatë, Komisioni u ndal në një aplikim të kundraligjshëm për kredi të butë që gjyqtari kishte bërë, duke e konsideruar atë “cenim të etikës së anëtarit të Gjykatës së Lartë”.

Në korrespondencën me KPK-në, gjyqtari Ndreca ka pretenduar se ka aplikuar për zgjerim të sipërfaqes së banimit për shkak se ka dy djem të rritur, njëri prej të cilëve donte të martohej. Komisioni e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

“Komisioni vlerëson se nevojat e subjektit për strehim për shkaqet që paraqet, nuk mund ta legjitimonin atë për të kërkuar një kredi lehtësuese, në kushtet kur nuk i përmbushte kriteret ligjore për përfitimin e saj,” thuhet në vendim.

Paralelisht me hetimin e Komisionit, gjyqtari Ndreca ka dorëzuar një analizë financiare e cila rezulton me burime të mjaftueshme si dhe ka pretenduar se diferencat nuk përbëjnë dyfishin e pasurisë së ligjshme. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka argumentuar se “kriteri i dyfishit të pasurisë” është vetëm njëri prej shkaqeve që çon në shkarkim.

Në fund të vlerësimit të pasurisë, Komisioni konstaton se gjyqtari Ndreca ka deklarime të pamjaftueshme, të pasakta dhe në mospërputhje me deklaratën “veting” përgjatë viteve, mosdeklarim të pasurive veçmas të bashkëshortes dhe fëmijëve, mungesë burimesh të ligjshme në vlerën e 1.3 milionë lekëve, deklarim të rremë për çmimin e blerjes së një garazhi si dhe fshehjen e një makine në emër të djalit.

Trupi gjykues është ndalur gjithashtu gjatë në arsyetimin e çështjes së kunatit të gjyqtarit Ndreca, duke e cilësuar mosdeklarimin prej tij të këtij fakti si “fshehje dhe plotësim të pasaktë dhe jo me vërtetësi të formularit të pastërtisë së figurës”.

Kunati i gjyqtarit me inicialet N.G u arrestua më 9 nëntor 2011 dhe u lirua më 5 dhjetor 2011. Më mars të vitit 2012, Prokuroria e Shkodrës pushoi hetimin e nisur ndaj tij për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Në korrespondencën me KPK-në dhe në seancën dëgjimore, Ndreca nuk e mohoi dijeninë mbi arrestimin e kunatit të tij në fund të vitit 2011. Ai u justifikua megjithatë me argumentin se nuk ishte në dijeni të rrethanave procedurale dhe vendimit që kishte marrë më pas organi procedues.

“Nuk mund të mohoj aspak se unë nuk kam qenë në dijeni të faktit të arestimit te shtetasit N.GJ., kunatit tim, në fund të vitit 2011, për shkak se atij i ishte gjetur me vete një sasi lëndësh narkotike për përdorim vetjak… nuk ka qenë qëllim fshehja e këtij fakti…,” mësohet të ketë thënë Ndreca.

KPK argumenton se gjyqtari Ndreca ka pasur detyrimin të plotësonte në mënyrë të detajuar deklaratën e figurës së tij, aq më tepër që pjesa e pestë e kësaj deklarate kërkon posaçërisht që subjekti të deklarojë nëse një nga anëtarët e familjes është përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar.

KPK rrëzon gjithashtu pretendimin e gjyqtarit se e kishte përjashtuar në mënyrë automatike veprën e mbajtjes së lëndëve narkotike nga kategoria e veprave të krimit të organizuar.

“Është pika 15 e nenit 3 të ligjit nr. 84/2016, e cila jep përkufizimin e personave të përfshirë në krimin e organizuar, dhe konsideron si të tillë çdo person të dënuar ose proceduar penalisht për veprat penale të parashikuara nga pika 1 e nenit 3 të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009. Kjo dispozitë ligjore përmban ndër të tjera dhe veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike (neni 283 i K. Penal),” thuhet në vendim.

Ndërkohë, trupi gjykues e pranon pretendimin e subjektit se mbajtja e sasive të vogla për përdorim vetjak përjashtohet nga dënimi, por shton se kunati i tij nuk është proceduar vetëm për sasinë 0.4 gram, por edhe për mbajtjen e një sasie prej 6 kg e 134 gram të lëndës narkotike.

Përveç pretendimeve të mësipërme, gjyqtari Ndreca ka pretenduar se marrëdhëniet e tij me kunatin janë të largëta dhe takimet të rralla. Por Komisioni ka sjellë në vëmendje kontradiktën me argumentet e paraqitura prej tij për një borxh që kishte nga vëllezërit dhe motrat e tij; marrëdhënie të cilat ai i quante “të posaçme dhe tejskajshmërisht të mira”.

“Nga parashtrimet e subjektit gjatë procesit të rivlerësimit, por edhe në seancë, ai nuk paraqiti fakte e rrethana që të vërtetojnë se marrëdhëniet midis tij dhe shtetasit N. G., të jenë të largëta dhe të rralla. Përkundrazi, gjatë hetimit administrativ, ka rezultuar se në datën 11.07.2012, rreth katër muaj nga dita që janë pushuar hetimet në ngarkim të shtetasit N. G., ky i fundit ka lidhur një kontratë shitje automjeti me motrën e tij dhe bashkëshorten e subjektit…,” thuhet në vendim.

Me përshtypjen se subjekti i rivlerësimit ka qenë i gatshëm për bashkëpunim, por nuk ka mbajtur qëndrim reflektues ndaj gjetjeve, Komisioni vendosi shkarkimin e gjyqtarit Tom Ndreca nga detyra.

Në konkluzionet përfundimtare, trupi gjykues sqaron se shkak për këtë vendim u bënë deklarimet e pasakta, burimet e pamjaftueshme dhe deklarimet e rreme të pasurisë si dhe deklarimi i pamjaftueshëm dhe pasaktësia në formularin e pastërtisë së figurës. /BIRN

Tags: ‘pret kokën’fshehuhetimetkunatinpasurinëTom NdrecësVETTINGU

TË LIDHURA

Avokatët e Veliajt kërkojnë në Kushtetuese përshpejtim të padisë, pasi vonesa po dëmton kryeqytetin
Politikë

Avokatët e Veliajt kërkojnë në Kushtetuese përshpejtim të padisë, pasi vonesa po dëmton kryeqytetin

19:15 | 13/12/2025
Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta i bashkohet protestës së Lapajt kundër Ramës
Politikë

Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta i bashkohet protestës së Lapajt kundër Ramës

18:57 | 13/12/2025
A iu kërkua dorëheqja? Flamur Noka flet pas mbledhjes së kryesisë së PD-së
Politikë

A iu kërkua dorëheqja? Flamur Noka flet pas mbledhjes së kryesisë së PD-së

18:25 | 13/12/2025
Next Post
Kampionati nis me kaos, në Korçë plas “lufta” (Video)

Kampionati nis me kaos, në Korçë plas “lufta” (Video)

Skënderbeu mposht Partizanin, kampionati fillon me përleshje masive (Video)

Skënderbeu mposht Partizanin, kampionati fillon me përleshje masive (Video)

Deklarata tronditëse/Gazetari i njohur: Shullazi, bosi i deputetëve të Ramës. Çyrbja si Saimir Tahiri

Deklarata tronditëse/Gazetari i njohur: Shullazi, bosi i deputetëve të Ramës. Çyrbja si Saimir Tahiri







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Osmani: Ia paraqita Papës shpresën që Vatikani të njohë Kosovën
Kosovo

Osmani: Ia paraqita Papës shpresën që Vatikani të njohë Kosovën

by mirseda
19:33 | 13/12/2025
0

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ia ka shprehur Papës shpresën e popullit të Kosovës që Vatikani...

Avokatët e Veliajt kërkojnë në Kushtetuese përshpejtim të padisë, pasi vonesa po dëmton kryeqytetin

Avokatët e Veliajt kërkojnë në Kushtetuese përshpejtim të padisë, pasi vonesa po dëmton kryeqytetin

19:15 | 13/12/2025
Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta i bashkohet protestës së Lapajt kundër Ramës

Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta i bashkohet protestës së Lapajt kundër Ramës

18:57 | 13/12/2025
A iu kërkua dorëheqja? Flamur Noka flet pas mbledhjes së kryesisë së PD-së

A iu kërkua dorëheqja? Flamur Noka flet pas mbledhjes së kryesisë së PD-së

18:25 | 13/12/2025
Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Salianji: Jam i keqardhur që u zhvendos fokusi nga protesta

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Salianji: Jam i keqardhur që u zhvendos fokusi nga protesta

17:57 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com