Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Fshehu dënimin/ Ish-deputeti i LSI-së: Turp për Prokurorinë! Kam qenë ndaluar por…

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
I dënuar në Itali, kush është ish-deputeti i Metës që përfundon në gjykatë

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim procedimin penal ndaj ish-deputetit të LSI-së, Shkëlqim Selami. Ai akuzohet për “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve”.

Selami humbi mandatin e deputetit të fituar në 2013-ën në qarkun e Vlorës, pasi Prokuroria e Përgjithshme konstatoi në 2016-ën se nuk kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit një arrestim në Itali në vitin 2006, nën akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale të trafikut të klandestinëve.

Selami u ndalua në 2006-ën pasi Gjykata e Brindizit në vitin 1994 kishte vendosur masën e arrestit me burg. Në 6 Shtator 2006 masa e arrestit iu hoq dhe në 7 Shkurt 2007 edhe gjykata e Brindisit e pushoi çështjen për shkak të tejkalimit të afateve.

Por i kontaktuar nga “Tirana Today”, Shkëlqim Selami ka deklaruar se ka qenë i ndaluar për tre ditë nga autoritetet italiane dhe nuk ka bërë qoftë edhe një ditë burg. Ai është shprehur se të gjitha këto janë sulme politike. Ndërsa nga ana tjetër ai është shprehur se thjesht ka qenë i ndaluar për 3 ditë në Itali dhe nuk ka qenë i arrestuar. Situatën Selami e cilëson si turpi më i madh që po bën Prokuroria.

“E para një herë është se nuk kam pasur asnjë lloj dënimi në Itali dhe në Shqipëri asnjë ditë. Këto i vetë argumentoj me shkresa dhe me gjëra faktuese.  Unë nuk kam qenë asnjë ditë i dënuar jo më dy ditë a më shumë.

E dyta, atë për të cilën ata më akuzojnë, ka qenë një masë sigurie në 1994, para 23-vitesh që unë nuk kam pasur dijeni për këtë masë sigurie. Kjo ka qenë një masë sigurie në Itali që vetë italianët e kanë pushuar si çështje dhe unë nuk kam asnjë lidhje. Në momentin që unë  kam qëndruar katër muaj në Itali pas masës, në momentin që unë do të kisha lidhje do të isha ndaluar në 1994, 1995, 1996  e kështu në vitet në vijim, gjë që nuk ka ndodhur.

Tani që të kuptohet, Prokuroria ka dërguar diçka të qëllimshme dhe gjërat janë bërë kastile. Unë nuk kam lënë asgjë pa deklaruar”.

Këtë situatë e konsideron si sulm politik?

“Po patjetër që është sulm politik. Unë kam deklaruar dhe e kam plotësuar vetë formularin. Unë kam shkruanr në formular që kam qenë i ndaluar në 1994 për 3 ditë. Ka qenë e premte e shtunë dhe e dielë. Ka ardhur avokatja dhe më ka thënë: “Ka qenë ndalim i paligjshëm dhe do të dalësh ditët në vijim”.

Në këtë situatë i bie që unë nuk kam asnjë lloj lidhjeje dhe kam dalë pastaj pas tre ditësh. Unë nuk kisha lidhje fare, pasi ishte ndalim i paligjshëm. Unë nuk kam qenë i dënuar.

Ndërsa Prokuroria pretendon dhe më thoshte se ti: “Ke thënë i ndalur por nuk e thënë i arrestuar”. Ju lutem argumentojeni pak këtë sepse kjo është “bukuria” që bën Prokuroria. Më thotë ke thënë i ndaluar por nuk ke thënë i arrestuar.

I ndalur kam qenë sepse nuk më ka ardhur më njeri për asnjë akuzë, apo nuk kam dalë asnjë herë përpara gjykatës. Tani ku është pjesa që unë do të thoja që jam i arrestuar dhe jo i ndaluar? Jo me thonë, ti duhet të thoje që ke qenë i arrestuar. Moj zonjë i thashë: Nëse unë do të kisha shkruar atje që isha i arrestuar çfarë do të bëje ti?

“Do ta pushoja çështjen” më tha, nuk do më dërgonte në gjykatë. E kuptoni çfarë turpi i madh. Pra e gjithë çështja ka të bëje se përse unë kam shkruar i ndalur dhe jo i arrestuar. E kuptoni se çfarë është prokuroria e kuptoni se çfarë turpi i madh është?

Por nuk ka lidhje fare, sepse unë e di që e kanë bërë kastile për të më mbajtur peng. Edhe letrat tani i solla unë sepse ata nuk kishin për t’i sjellë. Kjo ka qenë një çështje e hapur kastile në prill të vitit të kaluar, që unë të mund të mos kandidoja për zgjedhje, vetëm e vetëm për të më mbajtur peng. Më thonë që kemi dërguar letër porosinë në Itali.

Unë nuk kam çështje me shtetin italian. Unë u kam sjellë letrat nga autoritetet e drejtësisë në Puglia. Çfarë presin ata nga Italia? Kur Ministria e Drejtësisë Italiane thotë se nuk ka qenë i dënuar për asgjë. Ok, më mbajtën peng në këtë pjesë. Ata mund të më mbanin dhe 10 vjet. Unë i solla vetë letrat sepse nuk kishin për ta bërë, vetëm donin të më mbanin peng. Unë nuk kam asnjë lloj lidhje.

Jeni në dijeni se ndonjë deputet tjetër nuk ka deklaruar dënime apo masa të tjera në formularin e dekriminalizimit?

E para një herë: Unë nuk kam fshehur asgjë! Për të tjerët nuk më intereson fare. Nuk e di çfarë kanë bërë të tjerët tek formulari, kanë fshehur apo jo. Unë di një gjë që kam qenë transparent. I kam shkruar të gjitha ato që kanë qenë për të shkruar dhe kaq. Nuk kam asgjë për të fshehur!  TIRANA TODAY

Tags: dëniminfshehuish deputetiKamLSI-sëndaluarProkurorinëqenëTurp!

TË LIDHURA

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet
Aktualitet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class
Aktualitet

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati
Aktualitet

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025
Next Post
Diskutimet në Komisionin e Ligjeve, të verifikohen financimet e huaja  të partive

Diskutimet në Komisionin e Ligjeve, të verifikohen financimet e huaja  të partive

Demarkacioni, VV hedh gaz lotsjellës, boshatiset Kuvendi

Demarkacioni, VV hedh gaz lotsjellës, boshatiset Kuvendi

Avokati Visha: Motra i fali 100 mijë dollarë dhe një zyrë, mos zhvarrosni kufoma të paqena

Avokati Visha: Motra i fali 100 mijë dollarë dhe një zyrë, mos zhvarrosni kufoma të paqena

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025




TË FUNDIT

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor
Sport

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

by mirseda
23:12 | 18/06/2025
0

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso nuk do të ketë të disponueshëm mbrojtësin Ferland Mendy deri në...

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

22:29 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com