Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Frika nga l*fta dhe shtrenjtimi i mundshëm i çmimeve, nxit blerjet e miellit

4 vjet ago
in Aktualitet, Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Frika nga l*fta dhe shtrenjtimi i mundshëm i çmimeve, nxit blerjet e miellit

Qytetarët në të gjithë vendin, sidomos në Tiranë keto dy ditë kanë shfaqur një kërkesë jo të zakontë për miell në pikat e pakicës. Frika që kanë ngjallur sulmet ruse mbi Ukrainë po krijon panik te qytetarët. Njësitë e shitjes me pakicë në kryeqytet pohuan se shitjet e miellit u dyfishuan.

“Ka raste ku një familje ka blerë njëherazi dy ose tre kuintalë. I gjithë furnizimi që më parë shitej për dy javë po shitet për dy ditë”, tha Samiu, i cili zotëron një njësi të shitjes me pakicë në zonën e “5 Majit”.

Ai tha se, blerjet e miellit nisën të rriten pas lajmeve se sasitë më të mëdha të grurit vijnë nga Rusia dhe Ukraina.

Të njëjtën tendencë pohojnë dhe pika të tjera të tregtimit me pakicë në kryeqytet.

Reagim të ngjashëm patën edhe konsumtorët në rrethe. Edhe në Kosovë, gjatë dy ditëve të fundit, u panë shumë qytetarë që ishin të interesuar për blerje jo të zakonta të miellit.

Nga Rusia vjen 46% e grurit

Shqipëria, gjatë vitit 2021, importoi nga Rusia dhe Ukraina 50% të sasisë vjetore të grurit që vjen nga jashtë.

Nga totali i importeve të drithërave, 46% vijnë nga Rusia, 35% nga Serbia, 4% nga Ukraina dhe pjesa tjetër 15% nga vende të tilla si Franca, Italia etj.

Importuesit pohuan se po bëjnë përpjekje për ndryshimin e burimeve të furnizimit, duke garantuar se nuk do të ketë mungesa në treg, por sipas tyre çmimet do të jenë në varësi të situatës.

Adi Haxhiymeri, i cili drejton Shoqatën e Përpunuesve të miellit, tha se, grosistët kanë rezerva deri në 45 ditë. Ai tha se gjatë dy ditëve të fundit janë gjetur blerës të rinj jashtë Rusisë, në Francë, Hungari dhe deri në Argjentinë.

Qeveria nga ana e saj nuk ka bërë të ditur rezervat me grurë të vendit, sakaq grosistët e grurit pohuan se shteti nuk ka asnjë rezervë.

Importuesit sugjeruan se qeveria duhet të kishte marrë masa për të krijuar rezerva me grurë që pas pandemisë.

Rusia e përdori eksportin e grurit për gjeopolitikë duke ndikuar në një rritje artificiale në tregjet ndërkombëtare më 2020.

Çmimi i një ton gruri në ditën e parë të luftës më 24 shkurt u rrit me 5.3%, por çmimi u ul sërish dje, pasi sanksione më pak të ashpra u vunë ndaj Rusisë nga shtetet perëndimore./Monitor

Tags: rusithes me miellUkrainë

TË LIDHURA

Nikoll Lesi: Erion Veliaj ka ‘mbaruar’ politikisht, po bën shantazh!
Politikë

Nikoll Lesi: Erion Veliaj ka ‘mbaruar’ politikisht, po bën shantazh!

18:41 | 27/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit
Aktualitet

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, nisin reshjet e shiut në Kukës
Aktualitet

Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, nisin reshjet e shiut në Kukës

16:58 | 27/09/2025
Next Post
Zjarre masive gjatë natës në autostradën e Kievit (VIDEO)

Zjarre masive gjatë natës në autostradën e Kievit (VIDEO)

Ndodh mrekullia në Kiev, 23-vjeçarja sjell në jetë një vajzë

Ndodh mrekullia në Kiev, 23-vjeçarja sjell në jetë një vajzë

Makthi i sekserit të Vjosës

L*fta në Ukrainë dhe krismat në Tiranë

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Zelenskyy: Putin po përgatitet për një luftë më të madhe në Europë
Bota

Zelenskyy: Putin po përgatitet për një luftë më të madhe në Europë

by mirseda
19:21 | 27/09/2025
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka ngritur alarmin se Kremlini mund të zgjerojë agresionin përtej kufijve ukrainas,...

Pakënaqësi te Serbia para Shqipërisë, mesfushori: Nuk ka vend për mua me atë trajner që kemi

Pakënaqësi te Serbia para Shqipërisë, mesfushori: Nuk ka vend për mua me atë trajner që kemi

19:02 | 27/09/2025
Derbi i çmendur me 7 gola, Atletiko Madrid shkatërron startin perfekt të Realit

Derbi i çmendur me 7 gola, Atletiko Madrid shkatërron startin perfekt të Realit

18:44 | 27/09/2025
Nikoll Lesi: Erion Veliaj ka ‘mbaruar’ politikisht, po bën shantazh!

Nikoll Lesi: Erion Veliaj ka ‘mbaruar’ politikisht, po bën shantazh!

18:41 | 27/09/2025
Times of Israel: Ja plani 21-pikësh i SHBA-së për Gazën

Times of Israel: Ja plani 21-pikësh i SHBA-së për Gazën

18:03 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com