Ka nisur konfiskimi i pasurive të shqiptarëve në botë për llogari të biznesmenit italian, Françesko Beketi.
Media belge, L’Echo, në një artikull shkruan se avokatët e biznesmenit italian kanë konfiskuar pasurinë e Shqipërisë në kompaninë Eurocontrol.
“Një mosmarrëveshje ligjore midis një biznesmeni italian dhe Republikës së Shqipërisë ka përfunduar me konfiskimin e honorareve që Eurocontrol i detyrohet Shqipërisë. Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur duhet të kthehemi në vitin 2013, viti i zgjedhjes së Edi Ramës si Kryeministër në Shqipëri. Pasi erdhi në pushtet, ai anuloi dy koncesione dhënë biznesmenit italian Francesco Becchetti për të ndërtuar një hidrocentral dhe një fabrikë riciklimi” thuhet ndër të tjera në shkrim.
Eurocontrol është një institucion europian përgjegjës për mbledhjen e pagesave nga linjat ajrore që fluturojnë në vende të ndryshme, ndërkohë që edhe Shqipëria është anëtare mes 41 vendeve.
Bekheti ka fituar gjyqin me Shqipërinë, ku vendi jonë që i detyrohet 107 milionë euro për t’ia paguar biznesmenit Italian.