E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Françesko Beketi konfiskon fitimet e Shqipërisë në Eurocontrol

Ka nisur konfiskimi i pasurive të shqiptarëve në botë për llogari të biznesmenit italian, Françesko Beketi.

Media belge, L’Echo, në një artikull shkruan se avokatët e biznesmenit italian kanë konfiskuar pasurinë e Shqipërisë në kompaninë Eurocontrol.

“Një mosmarrëveshje ligjore midis një biznesmeni italian dhe Republikës së Shqipërisë ka përfunduar me konfiskimin e honorareve që Eurocontrol i detyrohet Shqipërisë. Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur duhet të kthehemi në vitin 2013, viti i zgjedhjes së Edi Ramës si Kryeministër në Shqipëri.  Pasi erdhi në pushtet, ai anuloi dy koncesione dhënë biznesmenit italian Francesco Becchetti për të ndërtuar një hidrocentral dhe një fabrikë riciklimi” thuhet ndër të tjera në shkrim.

Eurocontrol është një institucion europian përgjegjës për mbledhjen e pagesave nga linjat ajrore që fluturojnë në vende të ndryshme, ndërkohë që edhe Shqipëria është anëtare mes 41 vendeve.

Bekheti ka fituar gjyqin me Shqipërinë, ku vendi jonë që i detyrohet 107 milionë euro për t’ia paguar biznesmenit Italian.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...