E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Thirrja e OBSH-së: Dy dozat e vaksinës duhet të jepen mes 21-28 ditëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë, (OBSH) deklaroi se njerëzit duhet të marrin dy doza të vaksinës Pfizer dhe BioNTech brenda 21-28 ditëve.

Kryetari i Grupit Strategjik Këshillor të OBSH-së, Alejandro Cravioto thase pas një diskutimi të gjatë, kanë dalë në përfundimin se dozat midis injektimeve nuk mund të vonohen më tepër, shkruan Reuters.

“Ne diskutuam dhe dolëm me rekomandimin e mëposhtëm: dy doza të kësaj vaksine (Pfizer) brenda 21-28 ditësh. SAGE bëri një parashikim për vendet në rrethana të jashtëzakonshme të kufizimeve të furnizimit me vaksinë (Pfizer) për të vonuar administrimin e dozës së dytë për disa javë në mënyrë që të maksimizojë numrin e individëve që përfitojnë nga një dozë e parë. Unë mendoj se duhet të jemi paksa të hapur ndaj këtyre llojeve të vendimeve që vendet marrin në përputhje me situatat e tyre epidemiologjike.“, tha Alejandro Cravioto.

Kjo deklaratë nga OBSH ka ardhur pas disa spekullimeve që dolën në lidhje me vonimin e injektimeve të dozës së dytë të vaksinës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...