Dy këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa nuk kanë humbur kohë, por menjëherë pas Grammy ata janë parë të shkojnë në party.
Rita në parti kishte veshur një fustan të zi mahnitës, po aq i bukur duhet thënë sa ai që u prezantua gjatë ceremonisë së Grammy.
Ndërsa Dua Lipa, kishte zgjedhur një fustan të bardhë, pra ngjyrën ë kundërt të fustanit të Ritës, por kjo nuk do të thotë se ishte më pak mahnitëse.
Edhe gjatë ceremonisë së Grammy, Dua kishte veshur një këmishë të bardhë dhe një pallto të bardhë.