Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Foto/Vajza gjeni që braktisi shkollën, njihuni me historinë e rrallë të vogëlushes

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha

Në Archignat (Allier), prindërit e Lou zgjodhën që vajza e tyre të braktisë shkollë në mënyrë që ata ta edukonin vetë në familje. Ajo është vetëm 5 vjeç, dhe  Lou di anglisht, ka filluar të lexojë, di veprimet matematikore të mbledhjes dhe zbritjes, dhe tani ka filluar të mësojë shumëzimin, shkruan lamontagne.fr. 

Në Archignat pranë Montlucon, Lou dhe prindërit e saj jetojnë, në një kamion të kthyer si shtëpi. Me një mënyrë jetese alternative, ata zgjodhën të largonin vajzën e tyre nga shkolla pas një përvoje të keqe në kopsht.

Kur Lou është pyetur nëse ajo ndihej e shqetësuar në shkollë, vogëlushja thotë se: “Mësuesi më bërtiste gjatë gjithë kohës dhe fëmijët nuk donin të luanin me mua”. Pas disa muajve çifti e ndali atë nga kopshti.

“Është vendimi më i mirë që kemi bërë, është lehtësim për të dhe për ne”, thotë babai i saj. Ne nuk dinim asgjë për arsimin familjar, pyetëm prindërit e tjerë”. Për çiftin, vendimi ishte i rëndë dhe reagimet e të afërmve nuk ishin inkurajuese.

Tani, Lou mëson në mënyrë të pavarur, përmes librave, dhe  lojërave. “Ajo pyet kur dëshiron të mësojë diçka, por kurrë nuk e detyrojmë, shpesh është ajo që na pyet. Mësimet joformale dhe autonome të inkurajojnë”, shpjegon Maïté, e ëma e vogëlushes.

Familja shkon rregullisht në bibliotekë dhe librari. Për matematikën, familja e saj i jep libra me lojëra. Ajo e kuptoi vetë sistemin e shumëzimit.

Mamaja pranon se vajza e saj kishte një rënie të vogël në motivim, këtë verë, por kthimi në librari në vjeshtë, i ka dhënë asaj dëshirën për të mësuar. Vajza gjithashtu praktikon shumë aktivitete jashtëshkollore me fëmijët e moshës së saj: not, muzikë, vizatim, cirk.

“Shkolla po ushton shumë presion”

Nëse frika e prindërve ishte se po e bënin vajzën e tyre asociale, ata sot ndihen të lehtësuar. Në kamp, Lou është shumë miqësore me të gjithë fëmijët.

“Shkolla po ushton shumë presion mbi fëmijët dhe klasat janë të mbingarkuara”, flet me keqardhje nënë e vogëlushes.

“Kur ajo ishte në kopshtin e fëmijëve, vajza nuk lejohej të numëronte më shumë se deri në 16”.

Në moshën 6 vjeç, Lou do të duhet të deklarohet në Edukimin Kombëtar. Çdo vit, një inspektor akademik do të vlerësojë aftësitë e vajzës sipas bazës së përbashkët, që nëna e saj konsultohet kohë pas kohe për të siguruar veten. “Kjo më lejon të mos humbas bazat.”

Nëse Lou ka një tavolinë të vogël prej druri të bërë nga babai i saj, ajo rrallë qëndron atje. Ajo preferon të luajë dhe të studiojë jashtë. Ekranet janë të ndaluara në shtëpinë e saj të lëvizshme, përveç të dielave ose kur bie shi. Lou është e detyruar të dalë në natyrë: ushqimi i gomarëve dhe ngjitja pemë, janë dy aktivitetet e saj të preferuar.

Kjo familje udhëton kudo. Në moshën 3-vjeçare, Lou  dhe familja e saj kishin qenë në Shqipëri. Sot, treshja preferon të shkojë në  Marokun, ku ata do të kalojnë tre muaj në karvanin e tyre. Këta udhëtime janë mundësi të mira që Lou të mësojë edhe gjeografinë.

Të vetëdijshëm se kjo zgjidhje e edukimit familjar mund të mos jetë e përshtatshme për të gjithë fëmijët dhe se ajo kërkon shumë kohë të lirë për prindërit, nëna e saj mbetet e lumtur. Nëse Lou dëshiron të shkojë në shkollë dhe të studiojë, dera qëndron e hapur për të./TIRANA TODAY/

Tags: duhurlexojeniPrindëritsherbenzgjedhjen

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Aktualitet

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

21:16 | 06/06/2026
Aktualitet

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026
Next Post

Washington Post i kushton një shkrim “çudisë shqiptare”

Video/Deklarata ‘bombë’ e shqiptarit, politikani më i ri në Itali

“Më lini të shkoj në shkollë”, lutja e 6-vjeçares së ngujuar prej gjakmarrjes







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

by mirseda
21:56 | 06/06/2026
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në...

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

21:16 | 06/06/2026

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

20:22 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com