Kryetari i Partisë Demokratike, që synon të jetë edhe kryeministër i vendit në të ardhmen ka një mbështetje të madhe nga tre partitë e vogla që janë pjesë e opozitës. Ata njihen si njerëzit më besnikë të kryedemokratin dhe janë duke i dhënë një mbështetje të madhe në misionin e tij, marrjen e pushtetit nga duart e Edi Ramës.
Bëhet fjalë për tre liderët e partive të vogla opozitare PDK-së, LZHK-së dhe PBDNJ-së të cilët shihen shpesh herë së bashku ku duket se kanë një bashkëpunim të mirëfilltë me njëri-tjetrin. Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Vangjel Dule shihen edhe sot bashkë, treshja opozitare është fotografuar krah për krah duke ju drejtuar seancës plenare.