Kryebashkiaku Veliaj ka marrë një tjetër ‘shuplakë’ të fortë nga ana e qytetarëve, pas përcjelljes së mesazhit të radhës se një tjetër lagje do të përfitojë një shërbim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Mjaft të revoltuar, qytetarët thonë se ndonëse janë pagues të rregullt të faturave, ata në të shumtën e rasteve e blejnë ujin, e po kështu edhe orari përbën shqetësim.
Mesazhet kritike janë të shumta, e prioritet u japin edhe çezmave publike. Qytetarët thonë se puna po ecën me ritme të ngadalta, e ndërsa uji është prioritar.