Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Fotot e rralla të Enver Hoxhës në “Vend-komandën qendrore të Ushtrisë”

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Fotot e rralla të Enver Hoxhës në “Vend-komandën qendrore të Ushtrisë”

Memorie.al publikon për herë të parë tre foto të rralla të vizitës së Enver Hoxhës në “Vënd-komandën qëndrore të Ushtrisë”, ku ndodhen ambjentet e vëndstrehimit nëntokësor të Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, (i njohur që nga viti 2014, si “Bunkart 1”). Ky vëndstrehim nëntokësor i ndërtuar në veri-lindje të kryeqytetit diku në kodrat e Tufinës, (ku deri në fillimin e viteve ’90-të, ishte përqëndruar një pjesë e madhe e reparteve ushtarake të Ushtrisë Shqiptare, Uzina e Artilerisë, Ndërlidhja etj.), do të konsiderohej si një nga komplekset ushtarake anti-atomike më të rëndësishme të Shqipërisë komuniste.

Punimet për ndërtimin e këtij kompleksi gjigand, filluan diku nga viti 1972, menjëherë pasi Enver Hoxha dhe udhëheqja e lartë komuniste shqiptare filloi divergjencat e para me miken e saj të ngushtë, Partinë Komuniste të Kinës, gjë e cila erdhi pas vizitës së presidentit amerikan, Richard Nixon, në Kinë.

Për ndërtimin e atij kompleksi, projekti i të cilit  realizohej për herë të parë, u punua intensivisht nga forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, (ushtarakë dhe civilë), ku disa specialistë të saj, xhenjerë ushtarakë, (si kolonel Josif Zegali etj.), teknikë dhe inxhinierë e specialistë civilë, etj., kishin shkuar për të marrë eksperiencë dhe për t’u specializuar në ndërtimin e objekteve të tilla ushtarake fortifikuese, në Korenë e Veriut, e deri në Suedi, Danimarkë dhe disa vënde të tjera skandinave.

Ndryshe nga si ishte vepruar deri në atë kohë, (por dhe më pas deri në vitin 1990-të), që objektet xheniere fortifikuese, si tunele, qëndra zjarri, depo armatimi, etj., kryeheshin me punën e krahut të ushtarëve të reparteve të punës, (ushtarë që nuk kishin të drejtën e mbajtjes së armës), që vinin nga familje me probleme biografike, aty u punua me ushtarë, specialist dhe punëtorë civilë që kishin garanci nga ana biografike, pasi ai objekt konsiderohej dhe ishte një objekt “Tepër sekret i një rëndësie të veçantë”.

Destinacioni i atij objekti gjigand që i kushtoi shumë nga ana financiare shtetit shqiptar, ishte për strehimin në rast të një sulmi ushtarak ndaj Shqipërisë, të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Kryeministrit së bashku me kabinetin qeveritar, dhe sigurisht aty do të strehoej edhe Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të PPSH-së, Enver Hoxha, pasi ai ishte edhe Komandanti i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, nga ku presupozohej se ai do drejtonte luftën.

Dhoma e Enver Hoxhës, si Komandanti i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ishte një zyrë e madhe dhe më luksoze nga të gjitha ambientet që ishin aty. Ajo ishte projektuar dhe do të shërbente për punë dhe banim në kushte normale, jo vetëm për të personalisht, por edhe për bashkëshorten, Nexhmijen dhe familjen e tij, (me stafin e ngushtë që do u shërbenin për rast lufte), por ajo gjë nuk u tha kurrë publikisht në atë kohë, pasi ajo gjë, ashtu si dhe vetë objekti, ishte “Tepër sekret dhe i një rëndësie të veçantë”.

Zyra e Enver Hoxhës është e përbërë nga një paradhomë, në të cilën do të qëndronte sekretari personal, një zyrë pune, një dhomë gjumi dhe një tualet. Mobilimi tyre, edhe pse nuk është i një luksi të veçantë, mbetet më eleganti nga të gjithë mjediset e tjera të atij objekti gjigand. Vetëm në këtë dhomë, si dhe në atë të dedikuar për kryeministrin Mehmet Shehu dhe në atë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Petrit Dume, ishte vendosur moket, ndërsa muret e saj janë të veshura në fiber, material sintetik që në atë kohë, konsiderohej si luksoz dhe me vlerë të madhe.

Ambientet e destinuara për Mehmet Shehun si Ministër i Mbrojtjes Popullore, përbëhen nga: paradhoma për sekretarin, dhoma pune, dhoma gjumi dhe banjo. Ato janë vendi i dytë më luksoz i gjithë strukturës dhe janë vetëm pak metra më të vogla në kubaturë, në krahasim me atë të Enver Hoxhës. Ndërsa në dhomat e Enverit, muret janë të veshura me fibrën e shtrenjtë, muret në dhomat e Mehmet Shehut, janë të veshur me dru.

Enver Hoxha nuk ka fjetur asnjëherë në këtë dhomë, edhe pse ai mori pjesë në dy stërvitje ushtarake pas inaugurimit zyrtar që u bë objektit më 24 qershor të vitit 1978. Këto dhoma, thuhet se në projektin fillestar ishin të rezervuar për kryeministrin Mehmet Shehu, i cili në periudhën e ndërtimit të bunkerit (1972 – 1978), në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes Popullore, e kishte inspektuar dhe surpervizuar gjithë ndërtimin e strukturës së tij.

Në këto tre foto, shihet qartë Enver Hoxha, i cili po viziton ambjentet e këtij vend-strehimi, brenda dhe në hyrje të objektit dhe ndryshe nga vizitat e tij të zakonëshme, atë nuk e shoqërojnë personalitete të larta, partiake dhe shtetërore, por aty shihen disa ushtarakë të rangjeve jo të larta, të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, të cilët kishin punuar për ndërtimin e tij. Kompleksi i vend-strehimit nëntokësor të Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, nuk u vu kurrë në përdorim./Memorie.al

 

Tags: enver hoxhaKomandanti i Përgjithshëm i Forcave te Armatosurashqiperi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post

Dita kur u shua një “revolucion” fals

Atentati në Rrëshen/Anton Keli kishte ardhur tek e ëma për festat e fundvitit

Atentati në Rrëshen/Anton Keli kishte ardhur tek e ëma për festat e fundvitit

Kapen ‘xhepistët’ që bënin namin në urbanet e Tiranës

Kapen 'xhepistët’ që bënin namin në urbanet e Tiranës







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com