Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook, shkruan se protesta e stome ka pasur një jehonë në të gjithë botën.
Berisha ka shpërndarë lajmet që kanë botuar mediat e huaja dhe shkruan se protestës i është bërë një jehonë e jashtëzakonshme.
Postimi i plotë
“Rama – Xhafa ik” jehone ne mbare boten!
Mediat me te medha te botes jehone te jashtezakonshme ne kohe reale te protestes “Rama – Xhafa Ik” te opozites dhe lidhjeve te kesaj dyshje famezeze me krimin!Fitore e madhe per opoziten!
Ketu me poshte keni lajmet e New York Times, Washington Post, Star Herald, As Press! sb
“Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë protestën e opozitës, ja çfarë shkruajnë
Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar protestën e sotme të opozitës kundër qeverisë. Kryesisht mediat amerikane i referohen Associated Press. Gazeta Amerikane Washington Post duke iu referuar agjencisë së lajmeve AP ka pasqyruar protestën e opozitës në Shqipëri.
Me titullin “Opozita shqiptare mblidhet për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë”, gazeta amerikane nënvizon se mijëra mbështetës të opozitës bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama të cilin e akuzojnë për lidhje me krimin e organizuar.
“Mbështetësit e udhëhequr nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, marshuan përgjatë bulevardit dëshmorët e kombit, duke thirrur “Rama ik”. Ata mbanin postera anti-qeveritarë dhe flamuj shqiptarë dhe të Bashkimit Evropian ndërsa disa hodhën gurë dhe objekte të forta drejt ndërtesës së kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme”, thekson Washington Post.
“Ekziston vetëm një rrugëdalje – kjo qeveri do largohet nga populli i bashkuar”, tha Basha.
Kreu i opozitës tha se “qindra mijëra” mbështetës morën pjesë në tubim. Policia nuk dha shifra.
Disa protestues hoqën një gardh në Ministrinë e Brendshme dhe u përpoqën të thyenin kordonin e policisë. Demokratët treguan një pamje të kryeredaktorit të gazetës së tyre Blendi Kasmi të plagosur gjatë një përplasje me policinë. Tubimi përfundoi në mënyrë paqësore pas rreth dy orësh.
Ndërkohë, Rama reagoi në Facebook duke falënderuar demokratët “të cilët nuk e mbështesin qeverinë, por ende refuzuan të marrin pjesë” në tubim.”