Krahas sigurimit dhe masave për mbarëvajtjen e koncertit që zhvillohej në Sheshin Skënderbe, Policia Rrugore e Tiranës, në përfundim të eventit thotë se objekt kryesor kishte dje testimin e drejtuesve të mjeteve për nivelin e alkoolit, ku nga kontrollet e ushtruara në disa rrugë të ndryshme të qytetit, deri në këto momente kanë rezultuar :
- 6 drejtues mjetesh jane arrestuar ne kushtet e flagrances per drejtim mjeti ne gjendje te dehur ne nivele qe variojne nga 0.53 mg/l deri ne 1.07 mg/l
- Jane pezulluar 15 leje drejtimi per shpejtesi tej normave te lejuara që varionte deri në 167 km/h
- Jane pezulluar 12 leje drejtimi per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit
- Jane ndaluar administrativisht 16 mjete per detyrime administrative te pashlyera
- Jane ndeshkuar 5 automjete per mosrregullim shpejtesie, vecanerisht ne qendrat e banuara si dhe jane vendosur nje numer i konsiderueshem masash administrative per kundravajtje te ndryshme. Nderkohe kontrollet dhe verifikimet policore vijojne pa nderprerje, me qellim rritjen e parametrave te sigurise per te gjithe perdoruesit e rruges.