Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

FOTO/Mes dhuratave të shtrenjta dhe fotove në kishë, si festuan politikanët

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
FOTO/Mes dhuratave të shtrenjta dhe fotove në kishë, si festuan politikanët

Më 25 dhjetor, besimtarët e krishterë, zakonisht, preferojnë të shkojnë në meshë. Për ta është ditë e rëndësishme, dita e Lindjes së Krishtit. Siç dihet, deputeti Tom Doshi është besimtar katolik.

Ai është parë në Katedralen Katolike në Tiranë, në orët e para të datës 25 dhjetor. Bashkë me të dhe familjen e tij ishte edhe familja e të ndjerit Dritan Prifti, bashkëshortja dhe fëmijët.

Siç dihet, Dritani dhe Toma kishin një miqësi mjaft të fortë me njëri-tjetrin. Madje, në një periudhë ata patën filluar të bëjnë edhe biznes me njëri-tjetrin. Më pas, Dritanit i filluan problemet shëndetësore, të cilat nuk arriti t’i tejkalojë. Ai ndërroi jetë pak muaj më parë, pa mbushur 50 vjeç.

Monika, selfie në kishë me vajzat

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është një besimtare, e cila nuk mungon sidomos në festat fetare, në meshat e organizuara me këtë rast. Ajo ishte e shoqëruar nga dy vajzat e saj dhe nuk e humbi rastin pa bërë një selfie në ditën e shënuar të Lindjes së Krishtit, brenda në kishë.

Rudina Hajdari preferon të dhurojë lule në prag festash

Vajza e të ndjerit Azem Hajdari, njëkohë- sisht edhe deputete e re në këtë legjislacion, Rudina Hajdari, ka qenë një risi interesante në politikën shqiptare.

E larguar prej vitesh në SHBA, aty ku ka bërë shkollën dhe ka krijuar familjen e saj, Rudina rikthehet në Shqipëri për të bërë atë, që la në mes babai i saj, deytyrën e të zgjedhurës së popullit si pjesë e Partisë Demokratike. Rudina, këto ditë ku të gjithë mendojnë për dhurata, është parë teksa blinte lule te një tregtar në anë të rrugës. Nuk dihet nëse i ka për vete apo dhuratë për dikë.

Mesila Doda zgjedh dhurata të shtrenjta

Ish-deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, është parë këto ditë në një nga dyqanet e shtrenjta të zonës së ish-Bllokut, aty ku blihen aksesorë të markave. Ajo doli nga dyqani me diçka në dorë, e cila mund të jetë dhuratë për ndonjë familjar apo mik ose mikeshë, por nuk përjashtohet mundësia të ketë blerë edhe diçka për vete.

Gjithashtu, ajo, që bie në sy është edhe veshja e Mesilës. Ajo, si gjithmonë, kurohet në detaje për veshjen e saj, ndërkohë që kësaj here ishte në sinkron me ngjyrat e festave, të cilat i shkonin shumë.

Ditë tensioni për Aqif Rakipin, ja kush i bën shoqëri

Siç kemi mësuar nga media, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar KQZ-së heqjen e imunitetit të deputetit të PDIUsë, Aqif Rakipi. Këto ditë ai është parë në shoqërinë e emrave të njohur.

Astrit Patozi dhe Keltis Kruja u panë në kafe me të. Më pas, ai u pa tek bisedonte me biznesmenin e njohur Gaz Demi. Më 3 janar vendoset fati i mandatit të Rakipit./Panorama

Tags: fotovekisheMes dhuratavepolitikanëtsi festuantë shtrenjta

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Ministria e Mbrojtjes bën përditësimin e fundit mbi situatën e krijuar nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes bën përditësimin e fundit mbi situatën e krijuar nga moti i keq

10:38 | 08/01/2026
Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një i lënduar
Aktualitet

Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një i lënduar

10:34 | 08/01/2026
Next Post
Australia kalon në vitin 2018

Australia kalon në vitin 2018

Nuk e ndal as bora, këngëtarja shqiptare zhvishet dhe uron Vitin e Ri

Nuk e ndal as bora, këngëtarja shqiptare zhvishet dhe uron Vitin e Ri

Tre skenarët politikë për Italinë e vitit 2018

Tre skenarët politikë për Italinë e vitit 2018







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

by mirseda
10:46 | 08/01/2026
0

Jerusalem Post Për shumicën e izraelitëve, Shqipëria mbetet thuajse e fshehur mes Greqisë dhe Italisë, dy destinacione...

Ministria e Mbrojtjes bën përditësimin e fundit mbi situatën e krijuar nga moti i keq

Ministria e Mbrojtjes bën përditësimin e fundit mbi situatën e krijuar nga moti i keq

10:38 | 08/01/2026
Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një i lënduar

Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një i lënduar

10:34 | 08/01/2026
Trageti i linjës Korfuz-Sarandë pezullon lundrimin, shkak moti keq

Trageti i linjës Korfuz-Sarandë pezullon lundrimin, shkak moti keq

10:30 | 08/01/2026
Përndiqte 37-vjeçaren në rrjetet sociale, arrestohet i riu në Tiranë, në telefon i gjenden…

Përndiqte 37-vjeçaren në rrjetet sociale, arrestohet i riu në Tiranë, në telefon i gjenden…

10:25 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com