Pikëpamjet e ndryshme politike nuk e kanë penguar bashkëshorten e kryeministrit dhe djalin e ish-kryeministrit Berisha që të shkojnë në të njëjtin event e të argëtohen pafund.
Por, kush ka qenë personi që bëri bashkë Linda Ramën dhe Shkëlzen Berishën?
Këta të fundit kanë marrë pjesë në përvjetorin e 31-të të këngëtares Elvana Gjata, e cila bashkoi dhjetëra VIP-a të vendit tonë, teksa organizoi për herë të parë një koncert recital, në një hotel në Tiranë.
Edhe pse koncerti dhe festa u zhvilluan me dyer të mbyllura, tashmë personalitete të ndryshme kanë publikuar foto, duke zhdukur disi misterin e asaj nate për të gjithë kuriozët.
Në mesin e të ftuarve të shumtë ra në sy prezenca e Armina Mevlanit në shoqërinë e Shkëlzen Berishës, Timo Flloko, bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama etj, të cilët kanë pozuar të gjithë të lumtur, sigurisht me atë që ishte në qendër të vëmendjes, pikërisht me Elvanën.