Fotoja e realizuar nga fotografi shqiptar Endrit Mërtiri, ka përfunduar në Billboard-in e famshëm të New York-ut, si një promocion për Javën e Modës që lidhet me shfaqjet e fustaneve të nusërisë.

Për fotografin shqiptar ka pozuar modelja Melisa Toska, e cila duket e mrekullueshme në sfondin e luleve të kuqe që i varen mbi kokë. Puna e tij na bën veçse më tepër krenarë.











