Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

FOTO/ I vuri sot flakën vetes, historia e trishtë e Saimirit nga Lezha

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
FOTO/ I vuri sot flakën vetes, historia e trishtë e Saimirit nga Lezha

Si çdo të enjte, teksa mbahet seanca plenare në Kuvend, shumë qytetarë kanë shkuar pranë Parlamentit, për t’u kërkuar politikanëve zgjidhje të halleve të tyre.

Por, dita e sotme ka qenë ndryshe. Duket se shumë qytetarë e kanë humbur shpresën dhe nuk u besojnë më fjalëve të politikanëve. I tillë është Saimir Zalla, i cili i vuri sot vetes flakën para parlamentit, por u shpëtua në kohë nga një punonjës i Gardës.

Kush është Saimir Zalla dhe çfarë halli e çoi atë në këtë pikë?

35-vjeçari nga Lezha, në fakt nuk është një emër i padëgjuar më parë. Ai u bë qendër e medies para rreth tre javësh, konkretisht më 16 tetor, pasi hipi mbi një vinç, nga ku kërcënoi se do të hidhej.

Ngjarja ndodhi pranë Pallatit të Kulturës, teksa Zalla qëndroi 90 minuta mbi vinç, derisa zbriti pas negociatave me policinë.

Gjatë qëndrimit në vinç, 35-vjeçari kërkonte me ngulm që t’i sillnin prokurorin e Tiranës. Lezhjani duket se ka parë si mundësinë e fundit kërcënimin me jetë pas një sorollatjeje të gjatë në procese gjyqësore dhe letra drejtuar institucioneve, për të takuar dy vajzat e tij të vogla pas divorcit nga e shoqja.

Kjo e fundit ka një urdhër gjykate që e detyron t’i lejojë vajzat që ta takojnë Saimirin, por nuk e ka lejuar një gjë të tillë. Në këto kushte, 35-vjeçari është detyruar të bëjë vetëgjyqësi.

Zalla është ndarë nga gruaja në vitin 2015 dhe ajo e ka akuzuar atë për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve.

Teksa ndodhej mbi vinç, Zalla ka kërkuar ndërmjetësinë e një gazetari për të zbritur. Gazetari Spartak Koka ka qenë negociator në procesin e shpëtimit të Saimir Zallës.

“Ose do të vrisja veten, ose gruan. Nuk jetoja dot pa vajzat e mia!”, me këto fjalë i është drejtuar lezhjani gazetarit Koka, duke treguar hallin e tij.

Pak ditë pas kërcënimit se do të hidhej nga vinçi, Zalla rrëfeu në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 të gjithë historinë e tij. Ai tregoi se para 10 vitesh ishte njohur me ish-bashkëshorten e tij, në atë kohë 17-vjeçe, me të cilën u martua pa lejen e prindërve, martesë e cila nuk u pranua asnjëherë nga prindërit e vajzës.

Zalli thotë se fillimisht martesa e tyre ishte e lumtur, por më pas kanë ndërhyrë nëna dhe motra e ish-gruas, duke bërë që të nisnin edhe konfliktet. Pas kësaj situatë, pas kësaj situate ka ardhur divorci i prindërve të dy vajzave.

“Pashë vinçin dhe hipa mbi të. Nuk pashë rrugëzgjidhje tjetër. Ç’kuptim ka jeta ime pa fëmijët?

Vajzat e mia janë 9 dhe 8 vjeç. Përmbaruesja dhe psikologja hynë brenda për të folur me vajzat, ndërsa mua më lanë jashtë me dy inspektorë të zonës. Vajza e madhe më është larguar. E kanë “fryrë” kundër meje. Dy vite pas divorcit, ish-gruaja pësoi një aksident rrugor. Por në një tjetër aksident të dytë, dëmtimet ishin të mëdha dhe sot është e paralizuar”, tregoi Saimir Zalli në emision.

Por, lezhjani nuk është ndalur me kaq, pasi halli i tij e ka çuar të marrë një tjetër vendim ekstrem, pikërisht t’i vërë flakën vetes ndërkohë që seanca parlamentare pritej të niste nga moment në moment.

Fatmirësisht, forca e Gardës ka ndërhyrë menjëherë duke shmangur tragjedinë dhe i lënduari është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Edhe i vëllai i Saimirit e ka mësuar ngjarjen e rëndë nga televizioni, ndërsa ka rikonfirmuar se arsyeja është pikërisht ndalimi që po i bëjnë për të parë fëmijët e tij:

“Nuk dija asgjë. U befasova kur pashë Saimirin në televizor teksa tentonte t’i jepte fund jetës. Familjarët e ish gruas nuk e lejojnë të takojë fëmijët. Gjykata i ka dhënë të drejtë Saimirit të takojë fëmijët, por kjo e drejtë nuk zbatohet”, ka thënë vëllai i Saimir Zallit./ Tirana Today

Tags: 35-vjeçarihistoriai vuri flakenlezhaSaimir Zallit

TË LIDHURA

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje
Aktualitet

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje

19:20 | 29/01/2026
Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi
Aktualitet

Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi

17:45 | 29/01/2026
Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg
Aktualitet

Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg

17:40 | 29/01/2026
Next Post
Bushi: Loja e bukur do sjellë fitoret/ Bare: Fitojmë në, ata dinë vetëm të mbrohen

Bushi: Loja e bukur do sjellë fitoret/ Bare: Fitojmë në, ata dinë vetëm të mbrohen

Justifikimi i çmendur i presidentit të Beneventos: Na kanë pushtuar shtrigat

Justifikimi i çmendur i presidentit të Beneventos: Na kanë pushtuar shtrigat

Formacionet zyrtare/ Kroaci-Greqi, Irlanda e Veriut-Zvicër

Formacionet zyrtare/ Kroaci-Greqi, Irlanda e Veriut-Zvicër







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash
Sport

ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash

by mirseda
11:21 | 30/01/2026
0

Saga” Asllani merr fund, me mesfushorin kuqezi që zgjodhi Turqinë për të vijuar karrierën e tij. Për...

“S’vjen llokum nga shteti”/ Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

“S’vjen llokum nga shteti”/ Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

10:55 | 30/01/2026
Skema Kombëtare 2026: Rama e Balluku takim me fermerët

Skema Kombëtare 2026: Rama e Balluku takim me fermerët

10:21 | 30/01/2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rend ditë çështjen e gjyqtares Irena Gjoka.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rend ditë çështjen e gjyqtares Irena Gjoka.

10:12 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com