I çuditshëm për shumë ndjekës të futbollit ka qenë reagimi i presidentit të Beneventos, Oreste Vigorito, i cili ka fajësuar shtrigat për ecurinë e dobët që ka pasur ekipi i tij në këtë fillim sezoni në Serie A. Qyteti i tij ka një histori që ka pasur ndikim të lig nga shtrigat dhe kjo gjë po ndikon edhe në ekipin e Beneventos. Të cilët kanë dhuruar një futboll mjaft të bukur pasi u ngjitën në Seria A, por rezultatet nuk kanë ardhur asnjëherë.
Benevento i ka humbur të gjitha 12 ndeshjet e luajtura deri më tani këtë sezon, duke shënuar vetëm pesë gola dhe pranuar plot 31 sosh, transmeton Express. Edhe pse të dielën humben në Turin ndaj Juventusit, skuadra e promovuar këtë sezon në Serie A udhëhoqi shumicën e kohës por në fund humbi me rezultat 2-1.
“ Ka aq shumë lëvdata nga kudo që luajmë, por gjithmonë pa marrë pikë”, ka thënë fillimisht Vigorito për Gazzetta dello Sport.
“ Fajësia qëndron në ndikimet e liga që kanë qenë gjithmonë të lidhur me këtë qytet … shtrigat. Po është e vërtetë. Unë jam paragjykues”, përfundoi presidenti i Beneventos.